Koncesioni i sterilizimit/ Qendra e re moderne ishte në QSUT por s'u vu asnjëherë në funksionim! GJKKO: Beqaj e Rjepaj kishin përzgjedhur fituesin

Koncesioni i sterilizimit/ Qendra e re moderne ishte në QSUT por s'u vu asnjëherë në funksionim! GJKKO: Beqaj e Rjepaj kishin përzgjedhur fituesin

Klorian Rjepaj dhe Ilir Rrapaj në sallën e gjyqit, 18 gusht 2023

1692369426_rrapaj.JPG

Një qendër moderne sterilizimi ishte në QSUT e megjithatë ajo nuk u vu kurrë në funksionim edhe pse Ogerta Manastirliu, atëherë drejtoreshë e QSUT-së informoi ministrin e Shëndetësisë, atëherë Ilir Beqaj.

Nga hetimet mësohet se në shkurt të vitit 2014, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mori një kërkesë nga Ogerta Manastirliu, atëherë, drejtoresha e QSUT, – sot ministre e Shëndetësisë, për të vënë në punë qendrën moderne të sterilizimi që flinte prej vitesh në spitalin e ri të urgjencës, por kërkesa mbeti pa përgjigje.

Nga hetimet ka rezultuar se kapaciteti i qendrës së sterilizimit mbulonte rreth 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale në vit nga 50 mijë që raportoheshin se ishin kryer në vitin 2013, por nuk ishte vënë në punë për shkak se nevojitej trajnimi i stafit mbështetës.

Por edhe pse u vu në dijeni për investimin e kryer, ministri Beqaj i hapi dritën jeshile vazhdimit me procedurat e koncesionit. Sipas një auditi të mëvonshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit, qendra publike e sterilizimit parashikohej të funksiononte me 96 milionë lekë në vit ose gati 5 herë më pak nga vlera prej 558 milionë lekësh që kompania koncesionare faturoi në vitin 2016 për të njëjtin shërbim.

Sipas Gjykatës së Posaçme, Beqaj nuk mori asnjë masë për vënien në punë të qendrës së sterilizimit, pasi e kishte marrë paraprakisht vendimin për dhënien e shërbimit me koncesion.

Në vlerësimin e argumentuar në dosjen prej 348 faqesh, Gjyqtari i GJKKO-së Erjon Bami arsyeton se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në bashkëpunim me personin në hetim, Klodian Rrjepaj e kishin marrë vendimin e dhënies së shërbimit të sterilizimit me koncesion dhe kishin përzgjedhur paraprakisht se kush do ta fitonte këtë koncesion…,” arsyeton gjyqtari Bani, duke shtuar se fituesit e paracaktuar ishin Ilir Rrapaj dhe shtetasi Italian Umbro Staccini.

SPAK evidentoi dëm ekonomik kur i referohet edhe raporteve të KLSH-së që ka evidentuar se shteti, kishte qendrën Kombëtare të Sterilizimit, e cila nëse do vihej në funksionim, do ta realizonte procesin me kosto më të e ulët, konkretisht 960 milionë lekë për gjithë vendin.  

Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar e ka orientuar SPAK-un që të zgjerojë hetimet jo vetëm ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish ministrit të Financave, Shkëlqim Cani por dhe 4 zyrtarëve të tjerë, që kanë patur lidhje, dyshime për shkelje ligjore dhe dijeni për këtë koncension.

Zyrtarët deri tani në hetim për koncesionin e sterilizimit
Klodjan Rjepaj- 'arrest me burg' akuzohet për 'Falsifikim i dokumenteve'  'Shpërdorim detyre'
Ilir Rrapaj- 'arrest me burg' akuzohet për 'Mashtrim'
Saimir Kadiu- 'arrest shtëpie' akuzohet për 'Falsifikim i dokumenteve'  'Shpërdorim detyre'
Marsela Serjana- arrest shtëpie, akuzohet për  'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorim detyre'
Arben Gjata- detyrim paraqitje, akuzohet për 'Falsifikim i dokumenteve' e 'Shpërdorim detyre'
Naile Ajazi- detyrim paraqitje, akuzohet për 'Falsifikim i dokumenteve' e 'Shpërdorim detyre'
Genc Byrazeri- detyrim paraqitje, akuzohet për 'Falsifikim i dokumenteve' e 'Shpërdorim detyre'
Petri Mersini- detyrim paraqitje, akuzohet për 'Falsifikim i dokumenteve' e 'Shpërdorim detyre'


    Lajmi kryesor:

    'I dashur Fra!...Hidhi një sy dhe na çoni haber...' email-et e biznesmenit të sterilizimit Ilir Rrapaj për Klodian Rjepaj e Ilir Beqajn! Fituesit e koncesionit ishin paracaktuar! U frynë kostot me 56%


    S.G/Shqiptarja.com
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

    Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)