Koncesioni i sterilizimit, Rama inspektim te ‘Shefqet Ndroqi’: Ka garantuar standard të ri sigurie për ndërhyrjet operatore! Abuzuesit të përballen me drejtësinë

I shoqëruar nga bluzat e bardha, kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit një nga centralet e sterilizimit në spitalin “Shefqet Ndroqi”, tha se koncesioni i “Sterilizimit” ka garantuar një standard të ri sigurie për ndërhyrjet operatore dhe veç kësaj, shtetit i janë kursyer miliona euro.

‘Në një nga 17 centralet e reja të krijuara falë PPP-së së sterilizimit, që kanë garantuar një standard krejt të ri sigurie për ndërhyrjet operatore, duke e kthyer njëherë e mirë faqen e turpit e të pasigurisë në sallat e operacioneve, duke ulur në minimum fenomenin e vjetër të infeksioneve post-operatore si pasojë e mungesës së sterilizimit të vërtetë, si edhe duke i kursyer shtetit dhjetëra miliona euro nga ulja e ditëve të qëndrimit në spitale pas operacioneve.’- u shpreh Rama.

Lidhur me hetimet e SPAK për këtë koncesion, Rama u shpreh se të gjithë personat që kanë abuzuar do të përballen me drejtësinë dhe kjo nuk e cenon aspak suksesin e prekshëm të kësaj nisme

‘Askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit shqiptar, duke nxjerrë përfitime vetjake të paligjshme gjatë kryerjes së detyrës në punën për qëllimin e përbashkët. Unë desha të vija më shumë për të shfrytëzuar këtë moment pasi është bërë një konfuzion i madh për shkak të hetimit të procedurës së kompanisë përkatëse midis përfitimit të madh që ka pas sistemi dhe çfarëdo qoftë individë të caktuar mund të kenë bërë pas shpine po themi, që është çështja e tyre me drejtësinë.’- tha Rama.

Kjo nuk është hera e para që Rama shpreh mbështetjen për hetimet lidhur me koncensionin. Edhe disa ditë më parë, shefi i qeverisë, tha se sterilizimi është ndër punët më të bukura që ne kemi bërë, ndërsa individët kanë hyrë në gjynah, do paguajnë.

Në bisedën me mjekët, Kryeministri theksoi se pavarësisht hetimit për abuzime të mundshme në procesin e ndërtimit të këtij Partneriteti Publik Privat, kjo nuk e cenon aspak suksesin e prekshëm të kësaj nisme madhore të qeverisë shqiptare për Rilindjen e Shëndetësisë.

“Unë desha të vija më shumë për të shfrytëzuar këtë moment ku është bërë një konfuzion i madh për shkak të hetimit të procedurës edhe të kompanisë përkatëse, midis përfitimit të madh që ka patur sistemi dhe çfarëdo qoftë, individë të caktuar  mund të kenë bërë pas shpine po themi, që është çështja e tyre me drejtësinë, por ndërkohë një nga gjërat që janë shumë evidente sot, vetëm ulja e ditëve pas operacionit të qëndrimit në spital, ka sjellë një përfitueshmëri financiare që është më e lartë sesa gjithë shpenzimit total që është bërë për këtë proces, dhe gjithë kostoja e përgjithshme që është parashikuar për procesin sot që flasim.” – u shpreh kryeministri, teksa theksoi ndër të tjera se qëllimi i gjithë këtij procesi të ndërmarrë është pajisja e mjekëve me instrumentet e teknologjisë më moderne, duke lehtësuar dhe ngritur në një nivel më të lartë punën e tyre. “Unë kisha dhe një qëllim tjetër, se i thashë Ogertës që të përcjellim dhe një mesazh për të gjithë ju se kur ndodhi në fillim ajo që u lajmëruan masat e sigurisë për atë grupin që ka bërë procesin, kam marrë disa mesazhe, por më shumë sesa pak mesazhe nga mjekë, që edhe ndonjë as nuk e njihja, se ishin të gjithë të shqetësuar se mos sekuestrohet dhe mos bllokohet kjo gjë dhe ku do shkojmë, dhe kjo nuk është fare pjesë e kësaj gjëje dhe nuk ka shanse sepse qëllimi jonë i përbashkët dhe arsyeja që e kemi bërë këtë, ka qenë që t’ju japim, ju në dorë instrumentet e klasit më të lartë sot dhe janë të klasit më të lartë sot; nuk ka qenë që hajde të bëjmë këtë dhe pastaj ju kapni ça të kapni. Kush sheh me këtë rast ‘’kapni ça të kapni’’, ka tjetër drejtim, atje ku e dimë. Ne jemi për këtë drejtim dhe kjo jo vetëm është e garantuar por duhet edhe të  përsosim duke qëndruar vazhdimisht në nivelin më të lartë sepse ndërkohë edhe bota i përsos këtë gjëra.” – u shpreh ai.

Edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu shoqëronte kryeministrin Rama, në një nga 17 centralet e reja të krijuara falë PPP-së së sterilizimit, ku ri-investimi i instrumenteve të rinj pritet kryhet në vitin e 7-të të këtij partneritetit, pra këtë vit.

“Sot inspektojmë një prej 17 centraleve, impianteve të investuara në kuadër të partneritetit publik privat për shërbimin e integruar të gjithë setit të instrumenteve, të investimit për sterilizimin, autoklavat, gjithë setet njëpërdorimshme, dezinfektimin e sallës, pra 5 procese, të cilat kryhen në mënyrë të njëtrajtshme në 17 centralet dhe subcentralet e investuara në spitalet tona rajonale, universitare dhe bashkiake ku tashmë në vitin e 7 presim dhe një ri-investim në të gjithë strukturën dhe rrjetin e investimeve, kemi mundësuar që të kemi ndërhyrje operatore të sigurta për çdo pacient që i nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjikale.” – shpjegoi Ministrja Manastirliu.

Koncesioni i sterilizimit ka çuar pas hekurave, ish ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj. Ish zv.ministri do të përballet me drejtësinë me akuzat e  “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa biznesmeni Ilir Rrapaj për “mashtrim me pasoja të rënda”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shmilsi: 29/08/2023 14:43

    Paguani te sterilizohen instrumentat ndersa mjeket kirurg me keto instrumente te sterilzuara ne spitalet publike i marrin nje pacienti 300 deri 500 mije leke. Cfare fituam? ne perseri paguajme ne spitalin publik sikur te ishte privat Mua me kerkoi 300 mije leke per te bere opracion dhjamthin nje kirurg ne Elbasan

    Përgjigju
  • Nardi: 29/08/2023 14:31

    Ledio dhe Rea, kaloni nga dyqani se e keni gati sufllaqen.

    Përgjigju
  • indrit: 29/08/2023 14:01

    drejtesia te veproje e te nxjerre para ligjit ato qe kryejne shkelje

    Përgjigju
  • Rea: 29/08/2023 13:13

    Duke i pare nga afer per ti kontrolluar,i lumte qeveris rama

    Përgjigju
  • Ledio: 29/08/2023 12:55

    Kontrrolli i vazhdueshem qe beni Rama eshte per tu vleresuar

    Përgjigju
  • Lenci: 29/08/2023 12:42

    I duket normale ktij 40 milion eu me 100 milion eu.... ska renci ku shkun leku mjafton qe tre veta te futen ne burg e ky te dali ne tv.... sdo tja dije fare qe vidhen leket e shqiptarve.... ki ve minister tjeter dhe vet eshte i lumtur. Ska renci fare qe vidhen miliona pas milionave... SKANDAL I MADH MBAS SKANDALI DHE SKA FARE MORAL NGA KY KRYE ALI BABA...

    Përgjigju
  • Dhurata uruci: 29/08/2023 12:37

    SPAK dhe bkh te hetoje mjeken Dhurata uruci ne shkoder per Korrupsion shperdorim detyre dhe mosdeklarimi pasurise. 3 makina shtepia dhe 900 milion lek cash ne shtepi. Mjekja me dy fytyra palaqo . Te hetohet imtesisht modifikon diagnozat per kempe kryekorrupsion ne shkoder.

    Përgjigju
  • Artisti: 29/08/2023 12:35

    Pp kjo dihet qe jane te sigurta..duhej tw shkonte nga afer ta konfirmonte sic duket..

    Përgjigju
  • Gazepi: 29/08/2023 12:22

    Mashtrues. Shefi xhepistave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral