Komisioni i ekonomisë është përfshirë nga debate lidhur me kontratën që qeveria shqiptare do të lidhë me kompaninë China State Construcion për ndërtimin 27 km të mbetur në Rrugën e Arbrit. Kjo kontratë do të negociohet nga qeveria pa tender publik, gjë që sipas anëtarëve të komisionit të ekonomisë shkel konkurrencën e lirë ndërsa buxheti i shtetit detyrohet të paguajë para çdo vit, nëse kompania nuk nxjerr fitimin e saj nga vlera e investimit.
Ministri i financave Shkëlqim Cani e Edmond Haxhinasto të pranishëm në këtë seancë në komision konfirmuan se negociatat do të bëhen vetëm përmes një grupi ndërministror dhe firmës kineze.
Nënkryetari i këtij komisioni Ridvan Bode i cili në qeverinë Berisha ka mbajtur postin e Ministrit së Financave e konsideroi këtë koncesion si një humbje të parave të buxhetit të shtetit ndërsa shtoi se e njëjta ofertë nga kjo firmë ka ardhur edhe kur qeverinë e drejtonte Berisha por që nuk u pranua asokohe.
Projektligji për marrëveshjen koncesionare mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë kineze për Rrugën e Arbrit ka marrë miratimin në parim të komisionit të ligjeve.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO