Koncesionin e laboratorëve e
fiton një konsorcium shqipta

Koncesionin e laboratorëve e<br />fiton një konsorcium shqipta
Ministria e Shëndetësisë ka shpallur fituesin e tenderit për koncesionin me vlerë mbi 100 milionë dollarë të laboratorëve.

Në fund të procedurës së tenderimit, Ministria e Shëndetësisë ka shpallur fitues Konsorciumin e kryesuar nga kompania shqiptare “Labopharma”

Një konsorcum i kryesuar nga një kompani shqiptare është shpallur fituese e koncesionit 10 vjeccar për administrimin e laoratorëve të shëndetësisë në vend.

Në fund të procedurës së tenderimit, Ministria e Shëndetësisë ka shpallur fitues Konsorciumin e përbërë nga kompania shqiptare “Labopharma” me 41.7 për qind të aksioneve, francezja “Exalab” me 25 për qind, si dhe një kompani holandeze me emrin “AB Laboratory Solutions”, e cila ka 33.3 për qind të aksioneve.

Kompania Labopharma operon në Shqipëri nga viti 2007 dhe rezulton në pronësi të shtetasit Janis Karathano. 

Në tender morën pjesë 9 kompani ose konsorciume, por vetëm 4 prej tyre paraqitën oferta financiare në tender.

Konsorciumi turk “Acibadem”, ofroi një çmim 4.8 për qind më të ulët nga kufiri. Konsorciumi “Intermedica” dhe “Bioiatriki” me çmim 5.7 për qind më të ulët. Ndrësa Konsorciumi “Labopharma” i shpallur fitues ka ofruar kosto 10.7 për qind më të ulët nga niveli limit, i cili nuk qe më i ulëti.

Një tjetër kompani shqiptare “Genius sh.p.k.” ofroi çmimin më të favorshëm 15 për qind më të ulët, por ajo është skualifikuar pasi nuk ka pasur dokumentacionin e nevojshëm.

Kontrata e këtij koncesioni, ka për objekt financimin, projektimin, dhe riorganizmin e laboratorëve në spitalet universitare, rajonale dhe ato bashkiakë të Sarandës dhe Lushnjes.

Koncesioni u vu nën akuzë nga opozita si aferë korruptive, bashkë me tre koncesionet e tjerë të rëmndësishëm të dhënë në sektorin e shëndetësisë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike