Kondi: Ja dy mënyrat për luftën
kundër korrupsionit në gjyqëso

Kondi: Ja dy mënyrat për luftën<br />kundër korrupsionit në gjyqëso
TIRANE- Përjashtimi i korrupsionit në gjyqësor, sipas ish-kreut të Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi mund të arrihet nëse përmbushen dy elementë bazë. Bëhet fjalë për mënyrën si emërohen gjyqtarët dhe se si ndëshkohen ata. "Nëqoftëse ne na funksionojnë mirë, qoftë sistemi i emërimeve dhe i promovimeve, mos të nisemi nga interesa klienteliste, por të zhvillohet një politike karriere, nëqoftëse nga ana tjetër dhe sistemi i disiplinimit dhe i ndëshkimit do të jetë i tillë që ta vëmë gishtin në plagë, patjetër që sistemi do të shëndoshet", thotë Kondi.  Per ish-kreun e Gjykatës së Lartë, e po ashtu edhe ish-ministër Drejtësie, në pikën ku ndodhet drejtësia ka nevojë urgjente për reflektim, e mandej të flitet për reformë. "Ne nuk duhet të nisemi nga spontaniteti.

Natyrisht që në vitet e para, mbas ndryshimit të sistemit duheshin bërë shumë ndryshime të mëdha dhe në një kohë të shkurtër. Patjetër që kishte edhe ngutje. Tani është momenti që të reflektojmë thellë dhe të mendojmë çfarë e kemi bërë mirë, çfarë e kemi bërë jo mirë? Çfarë ka funksionuar, çfarë jo? Nëse nuk ka funksionuar diçka, përse nuk ka funksionuar? Është sistemi që kemi adoptuar, apo nuk kanë punuar mirë njerëzit? Në fund të fundit mund të miratojmë ligje shumë të mira, t'i kopjojmë nga perëndimoret, të ndërtojmë sistemin, por mund të mos na funksionojë. Pse nuk na funksion? Sepse ne duam të mbjellim banane në Shqipëri, por këtu ajo nuk rritet. Pra, nuk është një kopjim mekanik i modeleve të vendeve perëndore, por është zgjedhja e atyre modeleve, të cilat mund të funksionojnë më mirë, të jenë më efektive në kushtet e vendit tonë", thotë Kondi. Për të kuptuar se cili nga modelet në jurisprudencë ka funksionuar dhe cili ka dështuar ish-kryetari i Gjykates se Lartë sugjeron që të ketë një debat publik dhe studim. T.CH
 
 Shkrimi u publikua sot (20.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë