Kondicionerët 'alarmi i ri i mjedisor'/ Në botë shiten 135 milionë në vit

Kondicionerët 'alarmi i ri i mjedisor'/ Në botë shiten 135 milionë në vit

Foto ilustruese

Agjencia ndërkombëtare e Energjisë bazuar te një studim thekson se do të jenë 5.6 miliardë kondicionerë në 2050, pika e dytë e konsumit të energjisë. Kondicioneri është një nga simbolet klasik të mirëqenies, aq sa përdorimi është trefishuar nga 1990-2016.  Sipas agjencisë ndërkombëtare të Energjisë, në botë shiten 135 milionë në vit, ndërsa “stoku” arrin deri në 1.6 miliard në vit, më shumë se gjysma në Kinë dhe Amerikën Veriore, që kanë një përdorim të energjisë 2.5 herë më të lartë se Afrika.

Shifra mbresëlënëse krahasimi nëse s’do të ishte një rritje e kësaj forme dhe nuk ka arsye pse të mos ngadalësohen. Në 2050 numri i kondicionerëve është parashikuar të shkojë në 5.6 miliard. Sasi e madhe, do të thotë: më shumë se 4 kondicionerë do të shiten në sekond në tre vitet e ardhshme. Një tendencë e pandalshme, vazhdon IEA, që vjen nga disa faktorë që veprojnë në të njëjtin moment.

Së pari, rritja e të ardhurave ne vendet më të nxehta të tokës. Aksesi në elektricitet edhe kondicioneri bëhen gjithmonë e më shumë një objektiv i zhvillimit social. Nga 2.8 miliard banorë të zonave më të nxehta të planetit, vetëm 1.8% posedon sot një kondicioner, ndryshe nga 90% e amerikanëve dhe japonezëve, 60% e kinezëve apo thuajse 100% e shtresave të pasura te emirateve në Lindjen e Mesme.

Urbanizimi
Urbanizimi një trend që do të rishikojë ndryshe Perëndimin dhe Lindjen, Veriun dhe Jugun dhe do të rrisë kërkesën. Sa më të mëdha të jenë qytetet aq më shumë do të rriten temperaturat në brendësi, për një efekt pervers: një kondicioner që nxjerr ajrin e nxehtë jashtë banesave dhe rrit kështu temperaturat me një ose dy gradë (quhet «efekti i ngrohjes së ishullit») që i bënë kondicionerët më pak efikas. Plakja e popullsisë një tjetër tendence në rritje qe do të japë efektin e saj pasi, mosha e tretë duron më shumë të nxehtin sesa të rinjtë.

Energjia
Me miliona pajisje aktive gjithandej dhe sa shumë energji duhet për ti bërë të funksionojnë. Energjia elektrike më e nevojshme në 2050 për të ftohur shtëpitë do të jetë vetëm më pak se ajo që kërkohet nga përdorimi industrial. Gazrat e çliruara do të dalin paralelisht sepse nëse gjatë ditës energjia diellore dhe erërat mund ta mbulojnë kërkesën, gjatë natës duhet të punojnë impiantet tradicionalë që përdorin burime të vjetra.

Nga viti 1990-2016 është dyfishuar përqindja e çlirimit të CO2, nga 6% në 12%. Po të vazhdojmë kështu do të vihen në pikëpyetje objektivat e de-karbonizimit të konferencës së Parisit në vitin 2015. Atëherë mund të bëhet? Rruga duket e detyrueshme dhe me pengesa, ti bëjmë kondicionerët dhe banesat më efikase. Të mbështetemi në burime energjie të rinovueshme dhe në teknologji magazinimi të energjisë së pastër. Të fusim standarde ndërkombëtare të detyrueshme dhe të bashkëndara. Receta që prapa supeve të Administratës Trump (që qëndrojnë si “ortakët” kryesorë të IEA-s ) nuk duken lehtësisht të aplikueshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarinat nga Shqipëria me mbetje pesticidesh kthehen mbrasht nga BE, ja çfarë dihet deri tani, reagon ministria e Bujqësië

Mandarinat nga Shqipëria me mbetje pesticidesh kthehen mbrasht nga BE, ja çfarë dihet deri tani, reagon ministria e Bujqësië