Spektakli vazhdon në Kupën e Konfederatave që po zhvillohet në Brazil. Meksikë – Itali ka qenë ndeshja e dytë e këtij kompeticioni që ka dhuruar shumë emocione për të pranishmit në stadium.

Ndeshja ka nisur e mirë për ekipin e Italisë që kontrollon lojën dhe shënon me Pirlon në minutën 27’ një super gol. Në 10 minutat e fundit të pjesës së parë,

Meksika fitoi një penallti që u shndërrua në gol nga Hernandez. 

Në pjesën e dytë Baloteli i dhuroi fitoren ekipit të Italisë duke hedhur një hap të rëndësishëm në grup me Brazilin me nga 3 pikë.



d.b/shqiptarja.com