TIRANË - Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin ton, Luigi Soreca, dha lajmin se më 4 shkurt do të vijë në Tiranë Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se është koha që Shqipëria të jetë në Bashkimin Evropian, dhe të mos konsiderohet delja e zezë.
"Bashkëpunimi në afron më shumë me BE. Nuk ka pse të konsiderohet si 'delja e zezë', por si një vlerë e shtuar e BE. Qëndrimet e dyzuara, lëshojnë terren për influenca jo perëndimore. Mos hapja e negociatave nuk do të pasohen me këtë influencë por duhet që Be ta lexojë qartë këtë risk. Sado i padrejtë ky vendim ne nuk jemi dekurajuar por kemi shtuar përgjegjësinë në të gjithë rajonin. Ne jemi të qartë se kemi detyra për të bërë dhe objektiva. BE-së do t'i bashkohemi më shpejtë nëse kemi bashkëpunim rajonal miqësor. Sa më shumë të forcojmë kohezionin rajonal aq më shumë kemi forcim të koherencës me BE." tha Ruçi.
Në kryesinë e Kuvendit u mbajt sot, konferenca e XVI e komisioneve parlamentar për integrimin evropian të shteteve pjesëmarrëse në procesin e stabilizimit dhe asocimit të Evropës Juglindore
Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli do të vijë më 4 shkurt në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca gjatë konferencës së 16 të komisionit parlamentar për integrimin Europian.
"Komisioneri ishte në Prishtinë pasi zhvilloi një takim si zyrtarë evropian. Për pak ditë me 3 dhe 4 shkurt Sassoli do të jetë në Tiranë. Janë në krye të axhendës Evropiane. E kemi bërë shumë të qartë se angazhimi jonë mbetet i palëkundur dhe i pa lëshuar. Liderët e BE do të diskutojnë në këshill në Mars për zgjerimin dhe më pas në samitit e Ballkanit." tha ndër të tjera Soreca.
Soreca më pas ka shtuar se Komisioneri i ri për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Olivér Várhelyi shprehu optimizmin e tij për hapjen e negociatave dhe jo me shumë mundësi do të arrihet shumë shpejt.
"Varhelyi shprehu optimizmin e tij që këshilli i marsit mund të sjellë rezultate pozitive. Këtë javë Von der Leayen, deklaroi se samiti i Zagrebit do të jetë i suksesshëm në qendër të diskutimit. Duhet të plotësojmë dhe të punojmë, për angazhimet e tyre. Si parlamentare keni rol jetik. Sa i përket zbatimit të Reformave, luftën kundër krimit dhe për shtetin ligjor. roli i parlamenteve nuk mund të nënvlerësohet. Integrimi në BE nuk është i lehtë por kërkon përkushtueshmëri. Jeni në zemër të procesit. Të monitorohet edhe puna e bërë nga qeveria. Duhet integrim. Nuk është qëllim në vetvete", tha ndër të tjera Soreca.
"Si anëtar të parlamentit keni një rol të rëndësishëm. Është simbol i dialogut politik. Është jetik. Për një progres të mirë. Dialogu nuk është i rëndësishëm vetëm për vendin por edhe mes qeverive të rajonit. Stabiliteti nuk bëhet vetëm në izolim. Arsimi i të rinjve, lidhin këtë rajon me BE. Kemi parë se Bashkëpunimi rajonal mund të sjellë rezultate. Kemi parë se si i gjithë rajoni u bashkua në nëntor pas pasojave të tërmetit, solidariteti duhet të na frymëzoj . Be është pranë jush, duhet të besoni për këtë", u shpreh më pas Soreca.