Konferenca e 41-të Ndërkombëtare e Komisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave, Ruçi: I bindur që institucionet do ndërgjegjësohen

Konferenca e 41-të Ndërkombëtare e Komisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave, Ruçi: I bindur që institucionet do ndërgjegjësohen

Ditën e sotme është mbledhur Konferenca e 41-të Ndërkombëtare të Komisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave dhe Privatësisë  që po zhvillohet në Pallatin e Konferencave.

Në këtë konferencë ka mbajtur një fjalim përshëndetës edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i cili vuri theksin se Shqipëria duhet të ofrojë garanci të plotë në mbrojtjen e privatësisë.

"Shqipëria, garanci të plota  në mbrojtjen e privatësisë. Toleranca fetare nxit respektin  për liritë individuale ndërsa  “Demokratizimi” i dhunës përfiton nga demokratizimi i mediave. Po ashtu  “Demokratizimi” i dhunës përfiton nga demokratizimi i teknologjisë. Jam i bindur që kjo konferencë do të ndërgjegjësoj institucionet dhe njerëzit për mbrojtjen e të dhënave të private." ka thënë ndër të tjera Ruçi.

Prej 40 vjetësh, Konferenca Ndërkombëtare është platforma udhëheqëse botërore në politikëbërje dhe në hartimin e standardeve për mbrojtjen e të dhënave personale.
 

"Fakti që Konferenca juaj zhvillohet në Shqipëri është  konfirmim i garancive që ofron dhe zbaton vendi ynë në mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë së qytetarëve.  

Shqipëria ka një legjislacion bashkëkohor për mbrojtjen e të drejtve të njeriut, por ç’është më e rëndësishmja, ka vullnet politik dhe institucional për respektimin, zbatimin dhe garantimin e tyre.  

Toleranca jonë e njohur për bashkëjetesën midis komuniteteve fetare e ka zgjeruar rrezen drejt tolerancës dhe respektit për të gjitha aspektet e të drejtave tënjeriut, liritë dhe të drejtat ekonomike, politike,sociale dhe etnike të qytetarëve.

Sot po përballemi me sfida të rëndësishme të zhvillimeve globale. 

Demokratizimi i mediave dhe demokratizimi i teknologjisë, si të mira publike për qytetarët, mund të shndërrohen në të kundërtën e tyre dhe të sfidohen nga demokratizimi i dhunës.

Është kjo arsyeja që duhet të na nxisë të hartojmë, zbatojmë e monitorojmë politika dhe ligje që garantojnë  të drejtat e privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave, si një premisë për mbrojtjen e qytetarëve dhe të individualiteitt të tyre.

Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me Komisionerin,  po punojnë për harmonizimin e legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave Personale në Bashkimin Evropian, e cila ka hyrë në fuqi së fundmi.”, theksoi në përshëndetjen e tij Kryetari i Kuvendit. Gramoz Ruçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja