Konferenca e Albanologjisë/ Rama: Ja arsyeja pse pranova ftesën e ambasadës kineze vite më parë

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, Konferencën e Albanologjisë ku edhe i ka ndarë një çmim albanologes kineze, Ke Jing.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka treguar edhe historinë e një ftese që i kishte ardhur nga instituti Konfuci duke shpjeguar edhe arsyen se përse kishte shkuar.

Shumë vite më parë më erdhi një ftesë nga instituti Konfuci. Nuk para u përgjigjem ftesave të ambasadave por ftesa ishte hartuar në shqip pa asnjë gabim ortografik. Është shumë e rrallë. Kjo më bëri që t’i përulem me shumë respekt. Nëse do kishim më shumë kinezë që do të mësonin gjuhën shqipe për shqiptarët do ishte shumë mirë. Ata nuk bëjnë asnjë gabim. Kurse ne e flasim gjithmonë e më shumë me shkurtime. Unë nuk po i hyj kinezçes sepse mund të dukem më qesharak se shumica e deputetëve tanë kur flasin. Po të krahasonim cilësinë e katedrës së shqipes në Azi me atë në Tiranë kam përshtypjen që do të kishim ne më shumë për të mësuar nga ata.

Edi Rama, kryeministër 

Në fjalën e saj, albanologia Ke Jing, tha se u shpreh krenare për vlerësimin e marrë duke rikujtuar edhe ajo vizitën e kryeministrit Rama duke thënë se fjalët e tij e bënë të ndjehej shumë krenare për punën e saj.

Kjo medalje është surprizë për mua. Kurrë nuk më ka shkuar në mend që mund të marr një vlerësim kaq të madh.Ky nderim nuk është vetëm për mua por për të gjithë komunitetin e albanologëve në Kinë. Nga vizita e kryeministrit Rama më kanë lënë përshtypje këto fjalë: Kam ardhur këtu vetëm për një arsye këtu se nuk ka asnjë gabim. Kush do të që mësojë shqipen drejt të shkojë dhe ta mësojë në Kinë. Jam ndjerë shumë krenare. Ai mund të shkonte diku tjetër por ai erdhi në instutin Konfuci. Edhe sot ai tregon se sa rëndësi i kushton. Ndjehem krenare dhe me fat që merrem me gjuhë shqipe. Më ka lidhur jo vetëm me botën shqiptare por më ka hapur një dritare për vizion më të gjerë. Jam e vendosur që të jap kontibutin e tim për zhvillimin e albanologjisë në Kinë.

Ke Jing, albanologe

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar