Konferenca e Donatorëve/ Rama në Gjermani, takohet me kryeministrat e Kanadasë dhe Kuvajtit (VIDEO)

GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani ku po takohet me homologët ndërkombëtarë lidhur me konferencën e donatorëve që do të mbahet në datë 16 shkurt në Bruksel për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:18
Konferenca e Donatorëve, Rama takohet me princin e Arabisë Saudite

Gjatë vizitës së tij në Mynih të Gjermanisë, kryeministri Rama ka zhvilluar takim edhe me princin Faisal bin Farhan Al-Saud njëherësh dhe Ministër i Jashtëm i Arabisë Saudite, ku është diskutuar në lidhje me Konferencën e Donatorëve. Pjesë e diskutimeve ka qenë rindërtimi i zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit dhe kontributi që pritet të japin aleatët e Shqipërisë.

'Me Princin Faisal bin Farhan Al-Saud, Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, për Rindërtimin dhe Konferencën e Donatorëve ditën e hënë në Bruksel', shkruan Rama

Konferenca e Donatorëve do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel dhe do të organizohet nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. Në Konferencë pritet që të marrin pjesë mbi 100 shtete, por edhe Banka Botërore me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizata të tjera.  Dëmët e tërmetit kapën një faturë të 'majme' prej 980 milionë euro.

Ora 13:11
Rama 'ndërrohet' me kryeministrin kanadez: Vlerësoj angazhimin e Kanadasë në konferecën e donatorëve

Gjatë vizitës së tij në Mynih, kreu i qeverisë Edi Rama u takua me kryeministrin kanadez Justin Trudeau. Ai tha se Kanadaj është e angazhuar për të marrë pjesë në Konferencën e donatorëve që do të mbahet këtë të hënë, ndërsa vlerësoi edhe marrëdhëniet dypalëshe.

"Kënaqësi e vërtetë të ulem sërish me mikun tim, Edi Rama nga Shqipëria. Më jep mundësinë së pari, të shpreh edhe njëherë ngushël​limet e mia për tërmetin e tmerrshëm për të cilin folëm kur u takuam në NATO. Kanadaja është angazhuar për të marrë pjesë edhe në Konferencën e Rindërtimit, në shkurt. Kemi punuar shumë mirë bashkë në misionet e NATO-s. Shqiptarët po kryejnë shërbimin përkrah Kanadasë në Letoni për mision “Enhanced Forward Presence” dhe është kënaqësi të vazhdojmë të shkëmbejmë dhe të kemi një bashkëpunim kaq të mirë me ju, ndërsa ecim përpara", tha Justin Trudeau.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen për angazhimin e shtetit kanadez, ndërsa me batutë e falenderoi atë që u ul nga ana e flamurit shqiptar.

 "Jam shumë mirënjohës dhe e vlerësoj shumë takimin me ju në çdo rast. Ju e dini që keni një ndikim shumë të madh tek shumë nga homologët tuaj. Në të njëjtën kohë e dini që jeni edhe Kryeministër i shumë shqiptarëve që jetojnë në Kanada, punojnë shumë dhe kontribuojnë për vendin tuaj, por gjithashtu marrin shumë njohuri dhe të mira nga vendi juaj për familjet e tyre. Do të doja t’ju shpreh edhe mirënjohjen që treguat ndjeshmëri për ato që ndodhën kohët e fundit. Mirënjohës që do të jeni i pranishëm në Konferencë. Duam t’i forcojmë marrëdhëniet. E di që jemi larg, por në një farë mënyre ndihemi shumë të afërt me vendin tuaj dhe të gjithë ju. Prandaj faleminderit për kohën dhe faleminderit që u ulët nga ana e flamurit shqiptar", tha Rama

Ora 13:10
Konferenca e donatorëve/ Rama takon kryeministrin e Kuvajtit në Mynih

Kryeministri Edi Rama është takuar në Mynih të Gjermanisë me homologun e tij nga Kuvajti Sabah Al Khalid Al Sabah. Në fokus të diskutimeve gjatë takimit ka qenë rinmdërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit dhe konferenca e donatorëve që do të mbahet të hënën në Bruksel.

"Gjermani, Mynih – Takim me Kryeministrin e Kuvajtit, Sabah Al Khalid Al Sabah, me fokus Rindërtimin dhe Konferencën e Donatorëve të hënën në Bruksel", shkruan Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut