Të hënën Konferenca e Donatorëve, Rama: Të shohim ca do marrim, por s'do jetë simbolike, kam ndjesi të mirë

TIRANË-Ditën e hënë do të zhvillohet Konferenca e Donatorëve në Bruksel me qëllim për të ndihmuar Shqipërinë për procesin e rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Kryeministri Edi Rama u shpreh mbrëmjen e sotme se është optimist, nisur edhe nga ndjesia e mirë, se shuma nuk do të jetë thjesht simbolike.

"Kemi këtë konferencën të hënën, të shohim se çfarë do të marrim, nuk është se presim të mbyllen të gjitha, por kemi punuar me kontakte me udhëtime, me takime edhe kemi një ndjesi të mirë, që nuk do të jetë diçka thjesht simbolike apo shumë nën nën pritshmëritë.

Pritshëmria ime është që të kemi një mbështetje që të na japë mundësinë që bashkë me fondet që kemi vendosur vetë dhe nga dy ide të tjera që do i vendosim në lëvizje pas pak ta plotësojmë nevojën edhe ta shfrytëzojmë këtë moment, këtë plagë për ta bërë shumë më mirë dhe të fortë organizimin më pas.

Ata që ikën nuk i kthejmë dot, por ata që u goditën t'u japim mundësi të hyjnë në një jetë të re dhe të gjithë do të kenë banesa më të mirë se ata që kishin. Kjo është sfida" tha kryeministri, teksa fatura e dëmeve nga tërmeti është 985 milionë euro, ndërsa rindërtimi kërkon edhe rreth 90 milionë euro më shumë, që shkon në total rreth 1.08 miliard euro.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:49
Humbi 2 anëtarë nga tërmeti,Bujar Çuka rikujton tmerrin:Dola zbathur, u futa poshtë derës

Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj mbrëmjen e sotme vizituan shtëpinë e re të familjes Çuka që është zhvendosur në Tiranë pas tragjedisë së 26 Nëntorit, ku humbën dy prej anëtarëve, Fatmira 44 vjeçe dhe Sardi Cuka 18 vjeç.

Bujar Çuka rikujtoi edhe njëherë momentet e tmerrit që kaloi.  "Sapo dilja nga shtëpia, u shemb, dola me tuta, zbathur, u shemb komplet, u futa poshtë derës, ra komplet pallati në katin e dytë. Dola, nuk bëja dot asgjë. Tani mirë jam' tha ai.

Kryeministri dhe kryetari i bashkisë theksuan se mbështetja do të vijojë për familjen Çuka edhe pas zhvendosjes në banesën 2+1 në Don Bosko. Ndërkohë që kryetari i Bashkisë Erion Veliaj u shpreh se edhe fëmijët e kësaj familje, shumë shpejt sikurse edhe fëmijët e tjerë të gjithë zonës Don Bosko do të kenë edhe dy shkolla të reja.

Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se në këtë zonë kanë nisur 2 nga 17 shkollat e reja, sikurse është  shkolla “Vaçe Zela” 9-vjeçare dhe shkolla “Kristo Frashëri” gjimnaz. “Pas këtyre vilave janë dy shkollat e reja të projektit të 17 shkollave, shkolla “Vaçe Zela” 9-vjeçare dhe shkolla “Kristo Frashëri” gjimnaz.

I gjithë pellgu i fundit i Don Boskos do mblidhet në 2 mega shkolla. Pra janë rreth 3000 nxënës, 1500 njëra dhe 1500 tjetra, kështu që edhe zgjidhet gjithë problematika e kësaj zone”, theksoi Veliaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ani: 13/02/2020 21:22

    Kap ça te kapesh zoti kryeminister. tije simboli i thenies tende ;)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!