Konferenca e INSTAT, Ibrahimaj: Rezultatet pozitive, dëshmi e vërtetë e potencialit tonë

Konferenca e INSTAT, Ibrahimaj: Rezultatet pozitive, dëshmi e vërtetë e potencialit tonë

Delina Ibrahimaj, drejtore e Përgjithshme e INSTAT

Instituti i Statistikave ka zhvilluar ditën e sotme Konferencën Përmbyllëse të projektit “Mbështetje për zhvillimin e Sistemit Statistikor në Shqipëri”.

Në konferencë morën pjesë: Delina Ibrahimaj, drejtore e Përgjithshme; Iris Bakllamaja, Eksperte e Komunikimit të Projektit; Arben Ahmetaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë; Stephen Stork, Shefi i Sektorit dhe Alban Çela, Drejtor i Drejtorisë së Statistikave të Bujqësisë dhe Mjedisit.

Në fjalën e saj, drejtoresha e Përgjithshme Delina Ibrahimaj ka prezantuar rezultatet e një pune disavjecare në implementimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm, i cili ka vendosur një gur themeli në përmirësimin e Sistemit Kombëtar Statistikor.

Më tej, ajo ka folur edhe për projektin“Mbështetje për zhvillimin e Sistemit Statistikor në Shqipëri”. Sipas saj, projekti u realizua përmes një sërë aktivitetesh që përmirësuan proceset tona të prodhimit, infrastrukturën tonë të IT-së, si edhe zgjeruan përpjekjet tona të shpërndarjes së informacionit, përmes strategjive dhe mjeteve moderne të komunikimit.

Gjatë dy viteve të fundit, ekipet ndërkombëtare dhe lokale kanë punuar së bashku duke kapërcyer sfida, zbatuar me kujdes dhe përkushtim planin e veprimit, si edhe duke monitoruar me kujdes dhe përshtatur burimet njerëzore dhe financiare të nevojshme. Implementimi i këtij projekti na ka ndihmuar të përmirësojmë kapacitetet menaxhuese të institucionit, pa lënë mënjanë ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me ekspertë të fushave të ndryshme dhe agjenci simotra ndërkombëtare, në veçanti me zyrën statistikore të Republikës së Serbisë.

Delina Ibrahimaj, drejtore e Përgjithshme e INSTAT

Në fund të fjalës së saj, ajo u shpreh se rezultatet pozitive të projekteve të tilla, janë dëshmi e vërtetë e potencialit, vullnetit dhe angazhimit për t'u rritur si profesionistë, si njerëz dhe si komunitet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja