Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 9-27 maj 2022 dhe ngritjen e Nënkomisionit për Diasporën dhe Migracionin.

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, sot u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare ne datat 9 maj (për çështjet e ngritura nga zgjedhësit gjatë javës së gjelbër), 12 maj, 19 maj dhe 26 maj.

Konferenca miratoi ngritjen e Nënkomisionit për  Diasporën dhe Migracionin pranë Komisionit për Politikën e Jashtme si dhe kërkesën për debat rreth raporteve të institucioneve të pavarura që raportojnë në Kuvend, i cili do të zhvillohet në seancën plenare të datës 28 prill 2022.