Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, u takua sot me shefin e Shtabit të Komandës së Aleancës për Operacionet (ACO), gjeneral Werner Freers, i cili po merr pjesë në Konferencën e NATO-s që po zhvillohet këto ditë në vendin tonë. Siguria në Europë dhe në kufijtë e saj ishte në fokus të takimit, ndërsa Kodheli vuri theksin edhe tek modernizimi i forcave të armatosura shqiptare.
 
Gjeneral Freers në mënyrë të veçantë vlerësoi maksimalisht kontributin e Shqipërisë dhe Forcave të saj të Armatosura në kuadër të misioneve të NATO-s, duke theksuar se Shqipëria ka treguar dhe po tregon një vazhdimësi për t’u admiruar në këtë fushë. Në konferencën e NATO-s “CIMIC Key Leader Conference”, marrin pjesë rreth 60 përfaqësues të strukturave të SHAPE&NATO.
kodheli

kodheli

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)