Konferenca për sindromën down:
Kospiri: Do të bëjmë më shumë

Konferenca për sindromën down:<br />Kospiri: Do të bëjmë më shumë
Mblidhet për herë të parë në tryezë pune Shoqata e Prindërve me aftësi të kufizuar intelektuale. Prindërit e fëmijëve më sindromën down kanë parashtruar kërkesat dhe pamundësitë që të kujdesen për fëmijët e tyre.

Ndërkohë që zv/ministrja e Ministrisë së Mirëqënies Sociale, Bardhylka Kospiri u shpreh se ajo që do të bëhet është shumë më e madhe nga ajo që është bërë tani.

‘’Ligji i shërbimve sociale në koherencë të plotë me ligjin e qeverisje vendore vendos së fundmi se do të ketë strukturë të posaçme pranë njësive administrive, që do të jenë zyrat e vlerësimit dhe nevojave të referimit të rasteve. Do të ketë një fond social që do i shkojë për shërbimet’' u shpreh Kospiri.

Kjo konferencë solli bashkë prindër të fëmijëvë me aftësi të kufizuar intelektuale, profesionist të fushës dhe përfaqësues të insitucioneve dhe qeverisjes vendore dhe lokale për të diskutuar mbi shërbimet ndaj individëve me aftësi të kufizuar intelektuale, autonomisë, të drejtave dhe sfidave drejt armisimit gjithpërfshirës dhe qasjes drejt rrugës së punësimit.

Ndërsa Andi Seferi nënkryetari i bashkisë së Tiranës, u shpreh se qendrat sociale të hapura deri tani janë në ndihmë për këtë kategori.

‘’Nevojat për shërbimet sociale në bashkinë e Tiranës, diktohen nga kompleksiteti i problemeve ekonomike-sociale që ka trashëguar qyteti ynë. Në këtë këndvështrim kërkesat për shërbime sociale për një popullësi me karakteristika kaq të ndryshme janë kaq komplekse dhe të ndryshme në zgjidhjen e tyre’’, u shpreh Seferi. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar