Konferenca për Kancerin e Gjirit:
Apel grave, kryeni mamografinë

Konferenca për Kancerin e Gjirit:<br />Apel grave, kryeni mamografinë
Universiteti i Mjekësisë ka organizuar një konferencë për kancerin e gjirit. Në këtë konferencë ishin të pranishëm doktoresha italiane Maria Giovana Garri, Roberto Capone përgjegjës i dietës mesdhetare pranë organizatës CIEHAM si dhe Rektori i Universitetit Mjekësor Arben Gjata. Apeli i kësaj koference ishte që të gjitha gratë duhet të kryejnë mamografinë për të zbuluar kancerin e gjirit si dhe të ushqehen mirë.

Doktoresha italiane Maria Giovanna Garri u shpreh se çdokush duhet të ushqehet shëndetshëm, ndërkohë që u bëri apel të gjitha grave që të kryejnë mamografinë.

“Ne ju themi që në radhë të parë të hani ushqime të shëndetshme. Unë ju bëj thirrje të gjitha grave që të bëjnw mamografinë në mënyrë që kanceri i gjirit të zbulohet në kohë. Mamografia tregon imazhet që nuk mund të dallohen nga mjekët. Duke filluar nga 40 vjeç, kontrolli nga mamografitë nuk ndëpritet asnjëherë, mamografia lexon mirë gjirin dhjamor gjatë plakjes. Kur njerëzit e shëndetshëm flasin për parandalim presin që ne ti shpjegojmë se si të mos sëmuren. Të flasim për si mos të sëmuremi është parandalimi i parë, të ndalojmë duhanin është njëra anë, mos konusmoni alkol është ana tjetër. Hani ushqime të shëndetshme” -  u shpreh doktoresha italiane.

Roberto Capono përgjegjes i dietës mesdhatare pranë organizatës CIEHAM tregoi disa nga ushqimet që duhet të hajë çdokush në mënyrë që të mbrohet edhe nga sëmundjet.

“Dieta mediteriane është një model i njohur edhe nga UNESCO dhe një stil jetese, një mënyrë e shëndetshme të të ushqyeri në stilin Mediteran. Dieta mediterrane përbëhet nga bukë dhe nga yndyrne integrale. Duhet të kosnumohen perimë në çdo vakt. Gjithashtu hani fruta të freskëta çdo ditë, kos, fruta të thata dhe bajame. Peshk të paktën dy herë në javë si dhe mish. Po kështu pini edhe verë gjatë ngrënies”.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë tha se të tilla konferenca duhet të organizohen sa më shpesh në mënyrë që të ndërgjegjësohen qytetarët. Konferenca ngjalli interes tek mjekët, por edhe tek studentët e mjekësisë.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan