Konferenca për Libinë, Italia e gatshme të marrë përsipër rol drejtues në mbikqyrjen e armëpushimit

Konferenca për Libinë, Italia e gatshme të marrë përsipër rol drejtues në mbikqyrjen e armëpushimit

Të paktën në letër, konferenca e Berlinit për Libinë përfundoi me një hap përpara.

Pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare ranë dakord për një armëpushim mes forcave të qeverisë legjitime të kryeministrit Al Serray dhe rebelëve të marrshallit Khalifa Haftar.

Dakordësia e arritur pas negociatave shumëorëshe u njoftua nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Plani parashikon armëpushim, respektim të embargos së armëve dhe gatishmëri nga ana e Fayez al-Sarraj dhe Kalifa Haftar për të gjetur një zgjidhje që ka të bëjë me rishpërndarjen e të ardhurave të naftës.

“Pjesëmarrësit në konferencën e Berlinit nuk diskutuan sanksione të mundshme në rast të shkeljes embargos së armëve", - tha Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë konferencës së fundit për shtyp.

"Unë mendoj se e gjithë faza përgatitore ka treguar se ekziston një gatishmëri nga ana e presidentit Macron, kryeministrit italian Conte, atij britanik por dhe gjithë të tjerëve që Europa të flas me një zë.”

Merkel tha gjithashtu se vendet europiane u pajtuan të mos mbēshtesnin ushtarakisht asnjë palë në konfliktin libian

Kryeministri italian Giuseppe Conte tha se “Italia është e gatshme të marrë përsipër një rol drejtues në mbikqyrjen e armëpushimit në Libi”, kurse Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha që shpresonte se marrëveshja e arritur do të ndihmonte në forcimin e armëpushimit të brishtë në Libi.

Fati i prodhimit të naftës libiane mbetet i pasigurt, pasi milicitë e marrshallit Haftar kanë mbyllur puset, tubacionet e naftës dhe portet, duke bllokuar eksportin e rreth 1.2 milion fuçive.

Kriza libiane përfshin vende të shumta, si për aspektet që lidhen me praninë e elementëve të islamizmit radikal ashtu edhe për administrimin e numrit në rritje të refugjatëve, të shtyrë të largohen nga vendi për të shpëtuar familjet dhe veten e tyre, teksa Turqia, duke dërguar forcat e veta në mbështetje të al-Serraj, ka nxitur tensionimin e situatës.

Suksesi i Konferencës, i pretenduar nga vendet pjesëmarrëse, është delikat pasi edhe nëse respektohet embargua e armëve, një arsenal i madh tashmë është i pranishëm në vend.


Lajmi kryesor:

Konferenca për Libinë, pas 8 orësh diskutime liderët bien dakord për armëpushim: Jo zgjidhje ushtarake (VIDEO)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit