Konferenca për Libinë, pas 8 orësh diskutime liderët bien dakord për armëpushim: Jo zgjidhje ushtarake (VIDEO)

Pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare për Libinë në Berlin ranë dakord për një armëpushim për këtë shtet të Afrikës Veriore. Dakordimi u arrit pas negociatave shumëorëshe të dielën në mbrëmje. Dakordimin pas rreth tetë orësh në Kancelarinë Federale e njoftuan kancelarja gjermane Angela Merkel dhe sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Pjesëmarrësit në konferencën e Libisë ranë dakord për një plan. "Ne mund të konstatojmë që të gjithë pajtohemi që duam të respektojmë embargon e armëve", tha kancelarja Merkel në Berlin. Marrëveshje ka gjithashtu për faktin se nuk ka zgjidhje ushtarake të konfliktit.

Italia është e gatshme të marrë përsipër një rol drejtues në mbikqyrjen e armëpushimit në Libi. Këtë ua tha gazetarëve kryeministri Giuseppe Conte.

Një organ në Libi, sipas ministrit të Jashtëm rus Lavrov do të monitorojë armëpushimin.

Projekti i komunikatës përfundimtare, i bërë i njohur më parë, u bënte thirrje vendeve të huaja të "përmbahen e të mos ndërhyjnë" në konflikt, të rifillojnë bisedimet për një armëpushim më konkret, si dhe të ndërmarrin hapa drejt rifillimit të një procesi politik për të arritur paqen në rajon.

"Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të interesuara të dyfishojnë përpjekjet e tyre për një pezullim të qëndrueshëm të armiqësive, deeskalim dhe për një armëpushim të përhershëm," thuhej në projektin e komunikatës përfundimtare.

Projekti i komunikatës përmbante 55 pika. Ai bënte thirrje më tej edhe që të gjitha palët t'u japin fund akteve armiqësore kundër objekteve të naftës në Libi. Thirrja erdhi pasi forcat aleate të Haftarit vunë nën kontroll të premten portet e naftës në Libinë lindore.

Kryeredaktorja politike e DW Michaela Küfner tha se rezervat e naftës në Libi qenë një pikë qendrore kontestimi për palët e përfshira në bisedimet e së dielës.



Erdogani e quan samitin "hap të rëndësishëm"

Para udhëtimit për në Berlin, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha që shpresonte se bisedimet në Berlin do të ndihmonin në forcimin e armëpushimit të brishtë në Libi.

"Ne e shohim samitin e Berlinit si një hap të rëndësishëm në rrugën për të forcuar armëpushimin dhe një zgjidhje politike," u tha Erdogani gazetarëve.

Turqia mbështet fuqimisht qeverinë e Sarrajt në Tripoli dhe së fundmi ka zhvendosur trupa në Libi - një veprim që u dënua nga shumë në Evropë.

Përveç Erdoganit, në takim morën pjesë Presidenti rus Vladimir Putin, Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo, Kryeministri britanik Boris Johnson, Presidenti drancez Emmanuel Macron dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Përpara konferencës, von der Leyen tha se krahu ekzekutiv i BE-së është "plotësisht i përkushtuar" për të mbështetur rezultatet e konferencës në Berlin dhe se do të mbështesë përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve.dw

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:59
Konferenca për Libinë, Italia e gatshme të marrë përsipër rol drejtues në mbikqyrjen e armëpushimit

Të paktën në letër, konferenca e Berlinit për Libinë përfundoi me një hap përpara.

Pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare ranë dakord për një armëpushim mes forcave të qeverisë legjitime të kryeministrit Al Serray dhe rebelëve të marrshallit Khalifa Haftar.

Dakordësia e arritur pas negociatave shumëorëshe u njoftua nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Plani parashikon armëpushim, respektim të embargos së armëve dhe gatishmëri nga ana e Fayez al-Sarraj dhe Kalifa Haftar për të gjetur një zgjidhje që ka të bëjë me rishpërndarjen e të ardhurave të naftës.

“Pjesëmarrësit në konferencën e Berlinit nuk diskutuan sanksione të mundshme në rast të shkeljes embargos së armëve", - tha Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë konferencës së fundit për shtyp.

"Unë mendoj se e gjithë faza përgatitore ka treguar se ekziston një gatishmëri nga ana e presidentit Macron, kryeministrit italian Conte, atij britanik por dhe gjithë të tjerëve që Europa të flas me një zë.”

Merkel tha gjithashtu se vendet europiane u pajtuan të mos mbēshtesnin ushtarakisht asnjë palë në konfliktin libian

Kryeministri italian Giuseppe Conte tha se “Italia është e gatshme të marrë përsipër një rol drejtues në mbikqyrjen e armëpushimit në Libi”, kurse Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha që shpresonte se marrëveshja e arritur do të ndihmonte në forcimin e armëpushimit të brishtë në Libi.

Fati i prodhimit të naftës libiane mbetet i pasigurt, pasi milicitë e marrshallit Haftar kanë mbyllur puset, tubacionet e naftës dhe portet, duke bllokuar eksportin e rreth 1.2 milion fuçive.

Kriza libiane përfshin vende të shumta, si për aspektet që lidhen me praninë e elementëve të islamizmit radikal ashtu edhe për administrimin e numrit në rritje të refugjatëve, të shtyrë të largohen nga vendi për të shpëtuar familjet dhe veten e tyre, teksa Turqia, duke dërguar forcat e veta në mbështetje të al-Serraj, ka nxitur tensionimin e situatës.

Suksesi i Konferencës, i pretenduar nga vendet pjesëmarrëse, është delikat pasi edhe nëse respektohet embargua e armëve, një arsenal i madh tashmë është i pranishëm në vend.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik