Konferenca "Kapitull i Mbyllur"

Konferenca "Kapitull i Mbyllur"
Përmbyllja e pavarësisë së mbikëqyrur shënon një moment historik për Kosovën, moment nga i cili Republika e Kosovës trajtohet barabartë nga të tjerët dhe me të tjerët. Kështu është thënë në hapje të punimeve të konferencës ndërkombëtare "Kaptinë e Mbyllur në Ballkan", e organizuar në kuadër të agjendës institucionale për shënimin e përmbylljes së mbikqyrjes së pavarësisë.

Duke hapur punimet e konferencës, Presidentja Atifete Jahjaga tha se Kosova tashmë është e gatshme për përgjegjësi të plota shterore në realizimin e objektivave për integrim në strukturat euro-atlantike. 


BE-ja duhet te jete e njezeshme me gjithe rajonin, por vecanerisht me Evropen", tha Jahjaga.

Përmbyllljen e mbikqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë kryeministri Hashim Thaci e ka vlerësuar si një moment të pjekurisë politike dhe rritjes së përgjegjësive shtetërore për Kosovën.

`Besoj se sot edhe formalisht Kosova është e barabartë me të tjerët, dhe ky mesazh është përcuar nga miqtë ndërkombëtar me rastin e përmbylljes së pavarësisë së mbikqyrur`, tha në fjalën e tij Kryeministri Thaçi i cili arsyetoi bisedimet me Serbinë duke thënë se Kosova nuk mund te funksionoje e izoluar por as te pabarabarte.

Kryeministri në fjalën e tij ka rikujtuar ngjarjet e 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA, duke shtuar se ngjerjet e atëhershme mbeten shembull i brishtësisë së kufijëve dhe bashkëpunimit fqinjësor. Thaci ka gjetur rastin të falenderojë SHBA-të për përkushtimin e tyre ndaj shtetit të Kosovës. 

Të pranishmëve në konferencë I është drejtuar edhe ish shefi I ICO-së në Kosovë Piter Faith. Ai tha se kapitulli i ri i Kosovës do të përcaktohet në vendosmërinë e institucioenve dhe qytetarëve të Kosovës për të përmbyllur edhe kapitujt e tjerë, duke përmendur zhvillimin ekonomik dhe marrëdhëniet me fqinjtë. 

" Vendimi per te deklaruar Planin e Ahtisarit të Mbyllur nuk do te thote se nuk ka pune per tu bere", tha Feith. 

Në këtë konferencë, minsitri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj tha se përmbyllja e pavarësisë shënon fundin e të gjitha tranzicioneve me të cilat është përballur deri më tani Kosova.

Në kuadër të konferencës ndërkombëtare, në temën `Tranzicioni në kohën e globalizmit`, fjalën kryesore do ta ketë presidenti Marti Atisaari. Pritet që në këtë konferencë përmes videolinkut të jetë i pranishëm edhe ish-presidenti amerikan, Bill Klinton. Në këtë konferencë po marrin pjesë edhe shumë të ftuar të tjerë që kanë dhënë kontribut për Kosovës. Ndër temat e tjera që do të diskutohen është edhe tema `Në prag të dekadës së dytë, lista e rezultateve të Kosovës e të bashkësisë ndërkombëtare.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi