TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me Asamblenë Parlamentare të NATO-s, organizoi sot paradite, në Tiranë konferencën dy ditore me temë: "Mbrojtje e Zgjuar - Bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal mes vendeve të Evropës Juglindore, grumbullimi dhe ndarja e aseteve të mbrojtjes".
Kryeministri shprehu gadishmërinë për të bashkëpunuar për integrimin e këtij projekti i cili e bën më të sigurtë vendin, rajonin por dhe aleancën.
“Bashkëpunimi rajonal mes vendeve të Europës Juglindore është një aspekt mjaft i rëndësishëm dhe Aleanca e ka të domosdoshme ta zhvillojë mbrojtjen inteligjente në mënyrë që të përballojë me sukses të gjitha rreziqet potenciale të ardhshme që mund të shfaqen në horizont"- tha kryeministri në fjalën e tij.
Duke u ndalur në vizitën e tij në Afganistan Berisha tha se pata rastin për të parë punën e shkëlqyer të Aleancës. “Ata punonin me përkushtim të madh për ndërtimine forcave afgane të sigurisë. Të tjerë që përballeshin me falangat e talebanëve në një kufi që presidenti amerikan Barak Obama e ka quajtur vendin më të rrezikshëm të botës. …Sigurova gjeneralin Alen se do qëndrojmë aty përsa kohë që SHBA do jetë në Afganistan.”- tha kryeministri.
Nga ana e saj kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli garantoi se duke u angazhuar në sfidat e shekullit të 21, prioritet është axhenda e mbrojtjes inteligjente. "Ne kemi për detyrë të votojmë resurset, por dhe t'i shpjegojmë të gjitha vendime tona publikut, brenda vendit e më tej. Mbrojtja inteligjente do të jetë në axhendën e Samitit të Çikagos dhe jam e sigurt se dhe këtu në Tiranë të gjithë bashkë do ta adresojmë me përgjegjësi këtë axhendë", u shpreh kryeparlamentarja.
Në konferencë morën pjesë delegacionet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s nga Shqipëria, Austria, Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kroacia, Hungaria, Italia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia, si dhe zv/Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Dr. Karl Lamers, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, David Hobbs, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-PA, ambasadori Alexander Vershboë, ambasadorët e akredituar në Tiranë, etj.
/Shqiptarja.com