/ ATSH / - Konferenca kombëtare mbi alternativën e HEC-eve të vegjël në Shqipëri zhvilloi të martën punimet në Tiranë, ndërsa në përfundim të saj u kërkua që të firmosej një memorandum trevjeçar për ndalimin e HEC-eve mbi rrjedhën e lumenjve.
Në këtë konferencë morën pjesë deputetët socialistë, Besnik Bare dhe Eduard Shalsi, Drejtori i AKZM, Zamir Dedej, Drejtori i REC Shqipëri, Mihallaq Qirjo, specialistë mjedisorë si dhe përfaqësues të grupeve të interesit.
Në fjalën e tij, drejtori i REC Shqipëri theksoi se "vijmë sot me argumenta të plota për të ndaluar një proces të paqartë, të shpejtë dhe pa bazë shkencore dhe ekonomike, nëpërmjet raportit për analizën e prioriteteve ekonomike, sociale dhe mjedisore, që garatojnë progres dhe mbrojtje të pasurisë së sotme dhe të ardhmes". "Megjithëse vonë, më mirë sot se kur të jetë e pakthyeshme" theksoi Qirjo në fjalën e tij.
/Shqiptarja.com