/ATSH / - Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë dhe Ministria e Mjedisit zhvilluan në Tiranë, konferencën për hapjen e Projektit "Asistencë Teknike për Forcimin e Kapaciteteve Institucionale të Ministrisë së Mjedisit për Zbatimin e Legjislacionit Evropian për Mjedisin dhe Klimën" (IBECA).
Të pranishëm në konferencë ishin përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit përfaqësues të projektit IBECA dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.
Objektivi i përgjithshëm i projektit IBECA është që të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të vendit përmes kërkesave dhe menaxhimit më të mirë të mjedisit dhe klimës, duke bërë të mundur që institucionet shtetërore të zhvillojnë dhe zbatojnë standardet e legjislacionit të BE-së për mjedisin dhe ndryshimet klimatike.
Përmes këtij projekti do të mbështetet Ministria e Mjedisit për të rritur kapacitetet e veta për hartimin dhe zbatimin e strategjisë së këtij sektori, për të zbatuar dhe detyruar legjislacionin për mjedisin dhe klimën duke bërë më efektiv zbatimin e strategjisë së mjedisit dhe të ndryshimeve klimatike, duke forcuar Inspektoratin e Mjedisit për detyrimin e ligjit, duke siguruar funksionimin efektiv të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit në nivel qendror e lokal, duke mbështetur ndërgjegjësimin e publikut e duke nxitur ndryshimin e sjelljes së tyre si ndaj mjedisit, ashtu edhe ndryshimeve të klimës.
Projekti IBECA është financuar nga BE në kuadër të programit IPA 2013 dhe do të zgjasë për 30 muaj.
/Shqiptarja.com