Tiranë- Në 70-vjetorin e vdekjes së Mary Edith Durham, udhëtares, artistes, dhe shkrimtare britanike e famshme për shkrimet e saj antropologjike në trojet shqiptare, në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit të XX, Ministria e Kulturës njofton se do të nderojë figurën e saj me një konferencë shkencore në sallën "Tefta Tashko Koço" , mengjesin e së martës më 18 nëntor.
Me pjesëmarrjen e studiuesve dhe profesorëve si Elizabeth Gowing, David Hosaflook, prof.dr. Ferit Duka, prof.dr. Xhevat Lloshi, prof.dr. Mark Tirta, dr. Shpend Bengu, kumtesat e mbajtura do të referojnë mbi kontributet madhore të Edith Durham-it në lidhje me shkrimet mbi tolerancën fetare në Shqipëri, kontributet në çështjen e gjuhës shqipe, antropologji, etj.
Njohja e saj për shqiptarët vazhdon të jetë bindëse edhe sot, si një shekull më parë.
Disa nga citimet e sajë më të njohura janë"
"Të gjithë shoqëruesit e mi kanë qenë shqiptarë.
"Për durimin, urtësinë dhe qëndrueshmërinë e tyre nuk kam fjalë më të lartë lavdërimi për ta. Ata nuk janë shtazë ashtu siç i kanë përshkruar disa..."
"Të them të drejtën ata janë shumë të mençur, megjithëse janë të egër. Por që janë të egër, kanë qenë të detyruar sepse kështu e kanë ruajtur larine".
Kur ata të mos jenë më të detyruar që të mbeten të shkëputur nga bota, atëherë ata do të zgjohen dhe do të shihet fuqia e tyre....Siguroj ata janë Bismarkë, Bismarkë të vërtetë. Dikur ata do të kërkojnë dhe Europa do të jetë e detyruar t'ua japë atë që do të kërkojnë!"
Edith Durham, Brenga e Ballkanit. /ATSH/
/Shqiptarja.com