TIRANE- Konfindustria i kërkon Bankës së Shqipërisë të vlerësojë sa më shpejtë zbutjen e mëtejshme të politikës monetare për të ulur normën bazë prej 4% të interesit për monedhën kombëtare Lek-un. Konfindustria në kërkesën e saj drejtuar Bankës së Shqipërisë për vazhdimin e politikës zbutëse monetare vlerëson, se: - shtimi i prekshëm i depozitave të qytetarëve shqiptare në sistemin bankar të vendit, - qëndrueshmëria e Leku-t sidomos kundrejt monedhës europiane si dhe -norma e inflacionit në intervalin e parashikuar prej 2-3%, krijojnë kushtet dhe kohën e duhur për sigurimin e suksesit të dëshiruar: rritjen e likuiditetit në ekonomi.
Kërkesa e Konfindustrisë drejtuar Bankës së Shqipërisë për ndërhyrje të menjëhershme për uljen e normës bazë të interesit arsyetohet pas të dhënave të ardhura pranë saj nga grupet kryesore të industrive, që prodhojnë për tregun e brendshëm, për vazhdimin e qëndrimit në nivele të ulta në 9 mujorin e vitit 2012 të:
a - treguesit të shitjeve të shoqëruar edhe
b- të normës së fitimit të një pjese të madhe të sektorëve industriale.
“Të dhënat e mësipërme të shoqëruara me: - tregues tepër të ulët të konsumit si dhe me -shtimin e përqindjes së kapaciteteve të pashfrytëzuara të industrive, shprehin qartë mungesën e likuiditetit në ekonomi shoqëruar edhe rënien e besimit konsumator”, thuhet në deklaratën që kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku i ka shpërndarë sot mediave.
(sg/aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com