Konfindustria, e zhgënjyer nga
vendimi i Bankës së Shqipërisë

Konfindustria, e zhgënjyer nga <br />vendimi i Bankës së Shqipërisë
TIRANE - Përmes një deklarate për shtyp ditën e sotme, Konfindustria Shqiptare shprehu zhgënjimin ndaj vendimit të fundit të Bankës së Shqipërisë, për të mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun. Konfindustria para disa ditësh kërkoi publikisht nga BSH që të vazhdojë politika zbutëse monetare, me qëllim tejkalimin e gjendjes së vështirë të mungesës së likuiditetit në ekonomi.

“Konfindustria shpreh zhgënjimin ndaj vendimit të fundit të Bankës së Shqipërisë për të mbajtur të pandryshuar normën bazë prej 4 % të interesit për monedhën kombëtare.
Konfindustria disa ditë më parë kërkoi publikisht nga Banka e Shqipërisë për të vazhduar politikën zbutëse monetare, me qëllim tejkalimin e gjendjes së vështirë të mungesës së likuiditetit në ekonomi dhe nxitjes së kreditimit, që tashmë është në nivelet më të ulta historike.
Çdo rënie e mëtejshme e konsumit si pasojë e mungesës së likuiditetit do të prekte ndjeshëm para së gjithash industritë prodhuese vendore, duke rrezikuar hyrjen e ekonomisë kombëtare në një cikël të mbyllur negative, me pasoja të rënda në qëndrueshmërinë makroekonomike të vendit, papunësinë dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptare”, thuhet në deklaratë.

Më tëj Konfindustria vlerëson se BSH me vonesat e përsëritura për të ndërhyrë gjatë periudhës së krizës, ka përgjegjësi në krijim e gjendjes së papranueshme ndërmjet një sistemi bankar të nivelit të dytë mjaft likuide dhe me shtim të vazhdueshëm të depozitave.

“Konfindustria vlerëson, se Banka e Shqipërisë me vonesat e ndjeshme dhe të përsëritura në kohë për të ndërhyrë gjatë gjithë periudhës së krizës 2009-12 si dhe me mungesën e qartë të efikasitetit të përçuarjes së politikave monetare në kreditimin e ekonomisë reale ka një pjesë të madhe të përgjegjësisë në krijimin e gjendjes krejtësisht të papranueshme ndërmjet një sistemi bankar të nivelit të dytë mjaft likuide dhe me shtim të vazhdueshëm të depozitave, si dhe nga ana tjetër të ekonomisë reale shqiptare, që ndjen ashpër mungesën e likuiditetit me pasoja afatgjata tepër të dëmshme për biznesin, industritë dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptare. Vetëm gjatë 3 mujorit të parë të vitit 2012 depozitat u shtuan me mbi 700 milion euro, kryesisht nga prurjet e emigrantëve shqiptare në Greqi dhe me një kahje të fortë rritëse edhe për muajt në vazhdim. Ndërkohë që rritja e kreditimit nga sistemi bankar është ndjeshëm në ulje krahësimisht me vitin 2011”, përfundon deklarata.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?