Konfindustria: Evazioni fiskal arrin
50% të PPB-së, shkak paketa fiskale

Konfindustria: Evazioni fiskal arrin<br />50% të PPB-së, shkak paketa fiskale
TIRANE- Konfindustria shqiptare shpreh shqetësimin për shkallën tepër të lartë të fshehjes fiskale në gati 50% të PPB-së. Për këtë Konfindustria bën përgjegjëse hyrjen në fuqi të paketës fiskale 2014.
 
Në sondazhin e kryer nga Qendra e Studimeve të Konfindustrisë në muajt janar-shkurt 2014, mbi 70% e biznesit të madh dhe të mesëm u shprehën, se paketa fiskale në fuqi krijon kushtet për rritjen e mëtejshme të fshehjes fiskale.
 
Sipas Konfindustrisë, përfundimi i mësipërm vjen nga rritja e vështirësive në lëshimin e faturave (pa dhe me TVSH) nga biznesi i vogël, si pasojë e çarjes së sistemit fiskal nëpërmjet ndryshimit prej 2 herësh të tatim fitimit, përkatësisht për kategoritë nën dhe mbi 8 milionë lekë qarkullim vjetor. Problematika e mësipërme ligjore e paketës fiskale 2014, vë në vështirësi të dukshme edhe performancën dhe rezultatet e institucioneve fiskale.
 
Konfindustria nënvizon se, shkalla e lartë e fshehjes fiskale godet ashpër bizneset e ligjshme nëpërmjet konkurrencës së pandershme dhe rrit dukshëm vështirësinë e tërheqjes së investimeve të huaja në vend.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi