Konfindustria i kërkon qeverisë dhe grupit të menaxhimit të krizës kundër Covid 19 rikthimin e menjëhershëm në normalitet të jetës ekonomike për të gjithë kategoritë e biznesit në gjithë vendin, pa pritur afatin kohor që është 1 qershori. Sipas Konfindustrisë, dëmi ekonomik i përllogaritur në muajt mars-prill llogaritet në 2 miliardë dollarë dhe çdo vonesë e rikthimit në normalitet do të rriste faturën e dëmit.
Në një deklaratë për mediat, kreu i Konfindustirsë, Gjergj Buxhuku kërkon gjithashtu dhënia e menjëhershme e lirisë së plotë të lëvizjes së qytetarëve në të gjitha qarqet e vendit.
"Vetëm në muajt mars dhe prill 2020 vlerësimet e Konfindustrisë, të pranuar edhe nga përfaqësues të ekzekutivit, kanë përllogaritur një dëm ekonomik prej më shumë se 1,2 miliardë $ për ekonominë formale dhe mbi 2 miliardë $ për ekonominë reale të Shqipërisë. Nga vlera e mësipërme të paktën 350 milionë $ përllogariten të jenë dëme të shkaktuara drejtpërdrejtë nga keqmenaxhimi i krizës. Fatura e mësipërme po vazhdon të rritet me çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë vonesë drejt rikthimit në normalitet", thuhet në njoftimin e Konfindustirsë.
Konfindustria thekson se pavarësisht se Shqipëria, nuk kishte asnjë pasojë nga pandemia globale Covid 19, është vendi i fundit, në lehtësimin e masave shtrënguese.
"Të gjitha vendet historike të BE, që u prekën më dhjetëra herë më rëndë sesa Shqipëria nga kriza shëndetësore e Covid 19, zbatuan masa shumë herë më të lehta të izolimit dhe njëkohësisht janë shumë më përpara në rikthimin në normalitet. E njëjta gjendje është edhe për vendet e Rajonit, që praktikisht janë rikthyer në normalitet të plotë. Përfundimi është një faturë financiare shumë më e rëndë krahësimisht vendeve të tjera për qytetarët dhe goditje e fortë ndaj fuqisë së konkurrencës të ekonomisë shqiptare", thuhet në njoftim.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.3%
-
I keq
22.5%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1387
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eksporti i mbetjeve, Konfindustria: Rënie e plotë e gjithë zinxhirit institucional! SPAK të nis hetimet
27 Gusht, 09:16
-
Propozimi i Konfindustrisë: Të ndahet Ministria e Mjedisit dhe Turizmit në 2 portofole, po dëmtohet sezoni turistik
6 Gusht, 10:45
-
Zhvlerësohen valutat, Konfindustria: Të ulet çmimi i karburantit, treg oligopol
6 Maj, 10:28
-
Biznesi fason në krizë, Konfindustria: Të merren masa për shmangien e falimentimit! Përgjegjëse qeveria
15 Janar, 09:57
-
Euro e dollari fitojnë terren ndaj lekut, por janë 15% më poshtë se vjet! Konfindustria kërkesë BSH: Kujdes me rritjen e normës bazë të interesit, po ndikon në kursin e këmbimit
4 Dhjetor 2023, 17:09
-
Rritja e normës bazë të interesit në 3.25%, reagon Konfidustria: BSH nuk ka arsyetuar për pasojat anësore që sjell për qytetarët dhe bizneset
7 Nëntor 2023, 09:52
-
Kabineti i ri qeveritar, Konfindustria: Ndryshimet nuk i përgjigjen zhvillimit të ekonomisë kombëtare, duhet rindërtim i portofolave ministrore
6 Shtator 2023, 09:11
-
Konfindustria i propozon Ramës rindërtimin e portofoleve ministrore: Tek aktualet ka përplasje të qartë interesash
14 Gusht 2023, 10:43
-
Unaza e Durrësit burim aksidentesh, Konfindustria thirrje Ramës: Rruga pa asnjë standard, ndërhyni sa më shpejt
7 Gusht 2023, 10:41
-
Shkrirja e Bordit të Karburanteve, Konfidustria: Nuk pritet të sjellë ulje të çmimit të hidrokarbureve! Të krijohet Enti Rregullator i Karburanteve
8 Qershor 2023, 09:56
-
Rama paralajmëroi fashë për energjinë elektrike, Konfindustria e kundërshton: Duhet analizë e thelluar për menaxhimin e deritanishëm
29 Maj 2023, 09:38
-
Qepa e Korçës për eksport, rritet çmimi në tregun vendas! Qytetarët: Shumë shtrenjtë, nuk e blejmë dot
30 Mars 2023, 17:30