Konfindustria kërkon ndryshimin e përbërjes së Bordit të Transparencës: Mungojnë anëtarët të pavarur dhe profesionistët! Deri tani ka përfituar shteti dhe kompanitë e karburanteve

Konfindustria kërkon ndryshimin e përbërjes së Bordit të Transparencës: Mungojnë anëtarët të pavarur dhe profesionistët! Deri tani ka përfituar shteti dhe kompanitë e karburanteve

Foto ilustruese

Çmimet e larta të karburanteve kanë sjellë reagimin e Konfindustrisë që i ka bërë kërkesë qeverisë të ndryshojë përbërjen e Bordit të Transparencës, i cili përcakton çmimin tavan për naftën, benzinën dhe gazin. Aktualisht, nafta ka arritur në 261 lekë/litër, benzina në 236 lekë/litër dhe gazi në 86 lekë/litër.

Në reagim, Konfindustria thotë se vendimmarrjet duket të përcaktohen edhe nga subjektet ndësa vlerëson se përbërja aktuale e Bordit të Transparencës ka burime të njëanshme të të dhënave, mungesë anëtarësh të pavarur dhe profesionistë. 

"Konfindustria kërkon, që qeveria të ndryshojë përbërjen e Bordit të Trasparencës, duke përjashtuar përfaqësuesit e operatorëve të karburanteve si anëtarë me të drejtë vote në vendimmarrje. Është e papranueshme dhe tërësisht e paarsyeshme, që vendimmarrjet të përcaktohen pikërisht edhe nga subjektet, që duhet të jenë objekt vëzhgimi për spekulime të mundshme në treg dhe për të cilët përligjet qëllimi i krijimit të vetë Bordit të Transparencës. Konfindustria vlerëson, se është domosdoshmëri krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve si institucion profesional, i përhershëm dhe në varësi të Kuvendit të Shqipërisë sipas shembujt të ngjashëm të Maqedonisë së Veriut.

Konfindustria vlerëson, se përbërja e deritashme, burimet e njëanshme të të dhënave dhe mungesa e anëtarëve të pavarur dhe profesionistë, krijojnë hapësira të mëdha për interpretim të pasaktë, subjektivizëm dhe korrupsion të tipit “state capture/kapje e shtetit” në vendimmarrjet e Bordit të Transparencës. Roli i deritashëm i tij ka qenë vetëm veprimi si “mburojë shtetërore” ndaj spekulimeve antitreg të operatorëve në dëm të interesit publik, biznesit dhe qytetarëve", thuhet në reagim.

Ndër të tjera thekson se deri tani, nga Bordi i Transparencës kanë përfituar vetëm kompanitë e karburanteve dhe shteti që ka rritur të ardhurat për buxhetin. Teksa shton se çmimi i karburantit në vendin tonë është ndër më të lartët në Europë, shton se qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë për të shmangur pasojat shkatërruese për ekonominë. Gjithashtu thotë se ka dyshime për fshehje fiskale dhe kontrabandë në vlerë qindra milionë euro/vit në tregun e karburanteve.

"Konfindustria vlerëson, se përfituesit e vetëm të mënyrës së deritashme të punës së Bordit të Transparencës janë :-rritja e sforcuar e të ardhurave për Buxhetin e Shtetit, që për periudhën 5 mujore ka rritur të ardhurat me afër 350 milion euro më shumë nga plani si dhe - kompanitë e karburanteve. Dyshime të arsyeshme ka edhe për fshehje fiskale dhe kontrabandë në vlerë qindra milionë euro/vit në tregun e karburanteve. Të dy palët e mësipërme në mënyrë absurde dhe përtej çdo modeli të janë palët përbërëse të Bordit të Transparencës.

Konfindustria shpreh shqetësimin e saj për rritjen në nivel të ri rekord të çmimit të karburantit në mbi 2.2 euro/litër me vendim të Bordit të Transparencës nga më të lartët në Europë. Çmimet e reja thellojnë edhe më shumë diferencën me vendet e Rajonit, me pasoja shkatërruese për ekonominë kombëtare, biznesin dhe qytetarët. Konfindustria kërkon edhe njëherë ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për lehtësimin e ngarkesës fiskale me qëllim uljen e çmimit të karburanteve", thuhet në reagimin e Konfindustrisë.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shleu dënimin me burg, lirohet nga qelia ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci

Shleu dënimin me burg, lirohet nga qelia ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci