Humbi jetën në aksident në Vlorë, të afërmit e efektivit: Jemi shumë të tronditur, drejtësia të bëjë punën e saj

Të afërm, por edhe banorë të zonës shprehen të tronditur për aksidentin e rëndë që i mori jetën efektivit të policisë Nuri Malaj ditën e djeshme.

Ngjarja nga të afërmit është quajtur shumë e rëndë, ndërsa shprehen se janë mjaft të tronditur dhe kërkojnë që të veprojë drejtësia. Ata thonë se e kanë marrë vesh lajmin nga media.

"Po nipi jam. Shumë të tronditur. Drejtësia të bëjë punën  e saj. Lajmin e morëm vesh nga televizioni, si fillim na u duk  aksident i lehtë", tha nipi.

"Njeri shumë i mirë, me norma me rregulla  si vëllezër nga 3 vëllazër. Kam gruan nga fshati i tij por i njoh vëllezërit e tij dhe janë njerëz shumë të mirë. Në 10 e 20 kishte ndodhur ngjarja në 10 e 30 e dhanë stacionet. Kishte fëmijë. E njihja si njeri shumë të mirë, me norma dhe me rregulla. Hallexhi"

Prej vitesh Nuri Malaj punonte në policinë e rendit në Drejtorinë e Policisë së qarkut Vlorë. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e të hënës, pak para orës 22, në kohën kur efektivi i policisë i drejtohet komisariatit të Vlorës, pasi kishte lënë banesën e tij ne fshatin Trevllazër, ndërsa priste të merrte turnin e natës.

Një makinë tip BMW që drejtohej nga 20 vjeçari Marildo Vliu ka dalë nga rruga duke goditur fillimisht një shtylle ndriçimi në trafikndarëse dhe më pas dukë përfunduar në krahun tjetër të rrugës dhe duke goditur automjetin që drejtohej nga 54 vjeçari Malaj, duke e lënë këtë te fundit të vdekur.

1611690449_nirimalaj.jpg

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Raiffeisen Invest lançon fondin e parë dhe të vetëm në treg ESG  “Raiffeisen Solid”

Raiffeisen Invest lançon fondin e parë dhe të vetëm në treg ESG  “Raiffeisen Solid”