Konfindustria: Ok për parimet e
Ramës, por jo për taksën mbi 10%

Konfindustria: Ok për parimet e<br />Ramës, por jo për taksën mbi 10%
TIRANË - Konfindustria shqiptare ka reaguar mbi programin e qeverisë së re Rama, duke mirëkuptuar, por dhe bërë vërejtje mbi taksën progresive. Sipas këtij institucioni, mbi 10% taksë  mbi biznesin e madh do të ulte interesin për investime të huaja.

Konfindustria keshillon qeverine e re, qe taksa progresive me e larte se 10% ne kushtet e sotme ka kuptim te zbatohet per operatoret tregtare, qe punojne ne kushtet e privelegjuara me licenca shteterore, qe u sigurojne tregje te mbyllura monopol ose oligopol dhe si te tilla njekohesisht u japin mundesi per norma fitimi me te madhe sesa mesatarja ne shkalle vendi.

MBËSHTESIM PARIMISHT PROGRAMIN E QEVERISË RAMA, POR DUHEN SQARIME TË PLOTA
Duke mbështetur parimisht qellimet e shpallura te programit ekonomik te qeverise se re te dale nga zgjedhjet e 23 qershorit 2013, njekohesisht shpreh qendrimin e saj se menyrat, mjetet dhe koha e permbushjes se qellimeve te siperpermendura kane nevoje sa me shpejt per sqarime te plota dhe profesionale nga perfaqesuesit e ekzekutivit, nis deklarata e administratorit të përgjithshëm të saj, Gjergj Buxhuku.

BUXHUKU: MBI 10% TAKSË PËR KOMPANITË E MËDHA DO ULTE INTERESIN E BIZNESIT TË HUAJ
Konfindustria vlereson se ne kushtet kur ekonomia shqiptare, qe ka ndjere ashper pasojat e krizes globale, do te kete nevoje te vazhdueshme per terheqjen e investimeve te huaja, politikat fiskale nxitese jane te rendesishme dhe u duhet kushtuar kujdes i vecante. Ne kete kuptim zbatimi ne rritje nga niveli i sotem prej 10% i takses progresive te parashikuar ne programin e qeverise se re per kompanite e percaktuara si te “medha” do te ulte interesin e biznesit te huaj, por edhe vendas per te investuar ne Shqiperi. Kjo sepse te gjitha vendet e konkurente tona ne rajon si Serbia, Maqedonia, Bullgaria, etj. zbatojne politika fiskale te takses se sheshte prej 10% ose dhe me te ulet.

TAKSA MBI 10% TË ZBATOHET PËR OPERATORËT TREGTARË ME LICENCA SHTETËRORE
Konfindustria keshillon qeverine e re, qe taksa progresive me e larte se 10% ne kushtet e sotme ka kuptim te zbatohet per operatoret tregtare, qe punojne ne kushtet e privelegjuara me licenca shteterore, qe u sigurojne tregje te mbyllura monopol ose oligopol dhe si te tilla njekohesisht u japin mundesi per norma fitimi me te madhe sesa mesatarja ne shkalle vendi. Ne te gjithe rastet e tregjeve te lira dhe konkurenciale zbatimi i takses se progresive ne rritje nga kufiri i sotem prej 10% per bizneset do te kishte pasoja ne zhvillimin ekonomik afatgjate te vendit.
Konfindustria keshillon ekzekutivin, qe gjithashtu duhet te behet kujdes i vecante per politiken e shpallur te zbatimit ne rritje nga niveli i sotem prej 10% te takses progresive ne te ardhurat personale te qytetareve shqiptare me qellim qe te mos krijohen kushte per:- rritje te mundesive per shmangie fiskale dhe njekohesisht per - goditje te shtreses se mesme te shoqerise shqiptare ne krijim e siper.

NË PROG. E QEVERISË, TË PËRMIRËSOHET KATEGORIZIMI KOMPANI TË MËDHA E TË VOGLA
Ne kete kuptim kategorizimi i pergjithshem i kompanive ne te “medha” dhe te “vogla” si baze per te zbatuar politiken e taksave progresive ne rritje nga niveli i sotem prej 10% eshte i pambeshtetur profesionalisht dhe duhet te permiresohet ne programin qeveritar te paraqitur. Konfindustria mbeshtet uljen e parashikuar me 2 here te tatimit mbi fitimin ndaj biznesit te vogel duke keshilluar, qe shkalla baze e referimit, e pasqaruar ne programin qeveritar te shpallur, te ishte niveli i sotem prej 10%.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë