Konfindustria- qeverisë: Publiko
variantet rezervë të energjisë

Konfindustria- qeverisë: Publiko <br />variantet rezervë të energjisë
TIRANE - Konfindustria i kërkon Qeverisë së Shqipërisë “të përgatisë dhe të bëjë publike të gjithë variantet rezervë për garantimin e furnizimit të energjisë elektrike të biznesit dhe qytetarëve, pavarësisht ecurisë së marrëdhënieve dhe problematikës me shoqërinë energjetike çeke që operon në Shqipëri CEZ-Shpërndarje sh.a, zotëruesin e sotëm monopolist të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike në vend.”

Konfindustria paraqet kërkesën e mësipërme drejtuar ekzekutivit dhe vendimmarrjes politike, në përgjithësi mbështetur në shqetësimin në rritje të industrive të rëndësishme vendore lidhur me garantimin e furnizimit të energjisë elektrike në kushtet e dështimit të menaxhimit dhe të performancës së dobët të shoqërisë CEZ Shpërndarje sh.a.

Gjendja paraqitet veçanërisht shqetësuese pas vendimit të fundit të ERE/Entit Rregullator të Energjisë për paralajmërimin e heqjes së licencës për CEZ-Shpërndarje sh.a.

Gjithashtu tentativa e pandodhur më parë e CEZ-Shpërndarje sh.a për prerjen e energjisë elektrike për ujësjellësit ishte kërcënim i pastër për biznesin dhe para së gjithash për industritë prodhuese vendore të vendit.

Konfindustria vlerëson, se në kushtet e vazhdimit të krizës globale, që tashmë ka prekur ndjeshëm edhe ekonominë shqiptare, do të ishte me pasoja mjaft të rënda dhe të pallogaritshme për zhvillimin afatgjatë të vendit, nëse industritë vendore, biznesi dhe qytetarët do të përballeshin edhe me problematikën e furnizimit me energji elektrike.

(a.q/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?