Konfindustria: Reforma territoriale
sjell zhvillimin ekonomik të vendit

Konfindustria: Reforma territoriale<br />sjell zhvillimin ekonomik të vendit
TIRANË - Konfindustria mbështet parimisht reformën territoriale-administrative në Republikën e Shqipërisë, duke e vleresuar si domosdoshmëri per zhvillimin ekonomik të vendit.

Në një deklaratë për median, ky institucion “kërkon gjithë vendimarrja politike të gjejë rrugët e bashkëpunimit për kryerjen me cilësi dhe në një kohë sa më të shpejtë të procesit”.
 
Sipas Konfindustrisë, “mbështetur në të dhënat e vazhdueshme të ardhura pranë saj veçanërisht nga biznese të huaja, thekson se në rradhe të parë copëtimi i tejskashëm gjeografik i njësive vendore dhe së dyti shpërndarja joefektive e përgjegjësive përkatëse ndërmjet njësive vendore (komuna, bashki, qarqe), ka krijuar problematika të demshme në menaxhimin e investimeve të kryera”.
 
“Organizimi i sotëm territorial krijon pengesa shtesë krejtësisht të paarsyeshme për tërheqjen e investimeve të reja, duke ulur aftësinë konkuruese të Shqipërisë krahësimisht vendeve të tjera të rajonit”, thuhet në deklaratën e bërë nga Konfindustria.
 
Në njoftimin e saj, Konfindustrisë këshillon, që organizimi i ri territorial-administrativ i vendit duhet të ketë si parësor kalimin drejt parimit të ekonomisë së shkallës si pjesëe thelbësore e përvojes së vendeve të zhvilluara të Bashkimit Europian.
 
“Gjithashtu, përafrimi me organizimin e njësive vendore të Kosovës është me rëndësi vlerësuar në këndveshtrimin e lehtësimit të bashkëpunimit të sotëm mbarëshqiptar dhe zhvillimeve strategjike të pritshme në rajon”, përfundon deklarata e bërë nga drejtori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

41 mijë familje me mbi 4 anëtarë jetojnë në banesa më pak se 40 metër²

41 mijë familje me mbi 4 anëtarë jetojnë në banesa më pak se 40 metër²