Konfindustria: Shqipëria të mos
dalë nga vendet e sigurta për biznes
Konfindustria, ka bërë thirrje që qeveria të marrë masa të jashtëzakonshme për moslejimin e daljes së Shqipërisë nga lista e vendeve të sigurta për biznes.
TIRANË - Konfindustria, ka bërë thirrje që qeveria të marrë masa të jashtëzakonshme për moslejimin e daljes së Shqipërisë nga lista e vendeve të sigurta për biznes. Deklarata e Konfindustrisë, është bërë pas “problematikës shqetesuese e shfaqur së fundmi në përplasjet e ashpra konkurenciale, që shkojnë deri në cënimin e sigurisë së jetës”.
Në një deklaratë të saj, Konfindustria vlerëson se, “duhet të shqyrtohet në thellësi dhe sa më shpejt mënyra e ndërtimit dhe funksionimit të deritashëm të gjithë institucioneve shtetërore përgjegjëse për rregullimin e tregjeve, shmangien e dukurive monopol dhe konkurencën e lirë dhe të ndërshme ndeëmjet sipërmarrësve”.
“Fjala është për institucione të rëndësishme si Autoriteti i Konkurencës, Entet Rregullatore si dhe gjykatat, vendimet profesionale dhe në kohë të të cilëve kanë rëndësi parësore për qëllimin e mësipërm. Vendimet jocilesore në përmbajtje ose të vonuara në kohë për shkaqe të dobësive profesionale dhe/ose të korrupsionit të përfaqësuesve të institucioneve përgjegjese, mund të shërbejnë si shkak për operatorët e penalizuar për gjetjen e zgjidhjeve me mënyrat joligjore të papranueshme të vetgjyqësisë”, thuhet në deklaratën e bërë nga Konfindustria.
Me anë të deklaratës së saj, Konfindustria thotë se, “është e domosdoshme, që të kuptohet dhe të veprohet sa më shpejt nga vendimarrja politike, se mbajtja në afatgjatë e Shqipërisë në hartën e vendeve të sigurta për biznes, mund te arrihet vetëm me mirëfunksionimin e gjithë hallkave të sistemit shtetëror dhe në asnjë mënyrë vetem me masa policore”.
“Çdo veprim i kundërt dhe vonesë kohore në veprim do të sjellë pasoja të pallogaritshme të dëmshme për tërheqjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Përvoja e vendeve të zhvilluara demokratike të botës dhe BE-së flet qartë për sa më sipër”, thuhet në deklaratën e bërë nga Konfindustria.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.6%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 2245
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Superliga/ Java e 15-të nis me surpriza, Bylis mposht 1-0 Vllazninë në Ballsh! Të diel spikat derbi Tirana - Partizani
29 Nëntor, 15:23
-
Kuvendi një ditë pa "zhurmë" e molotovë! Fëmijë e të huaj në karriget e ligjvënësve: Mos harroni nga vini!
29 Nëntor, 15:13
-
U arrestua në Rinas, FOTO e turkut të dyshuar si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Europë
29 Nëntor, 14:56
-
KKT miraton lejen për ndërtimin kullave të reja në Tiranë, mes tyre 'Lift Tower' ku do vendoset Kadastra
29 Nëntor, 14:50
-
Keni flokë të yndyrshëm edhe pas larjes? Ky është gabimi që po bëni
29 Nëntor, 14:46
-
VIDEO/ Robert Lewandowski imiton shkëlqyeshëm Pep Guardiolën
29 Nëntor, 14:41
-
Lorenc Vangjeli: Bllokimi i Tiranës/ Dy pamje të ndryshme dhe një palë pranga në mes
29 Nëntor, 14:38
-
VIDEOLAJM/ Dita e falenderimeve në Florida, Trump dhe Musk të pandashëm
29 Nëntor, 14:36
-
'Kurti po sfidon flamurin e Shqipërisë me atë të Kosovës', deputeti i PDK-së: Bashkë me Osmanin pjesë e një agjende të dëmshme!
29 Nëntor, 14:27
-
'Qeveritë e shtetet po komunikojnë më shumë me SMS sesa me shkresa', Rama: Sfidë e madhe të shkruash historinë e këtyre kohëve (Fjala e plotë)
29 Nëntor, 14:16
-
SHBA/ Bëri diagnozën e gabuar, klinika gjobitet me 412 milionë dollarë
29 Nëntor, 14:12
-
Francë/ Notre Dame hapet 5 vite pas zjarrit! Macron viziton katedralen e rindërtuar
29 Nëntor, 14:03