Konfindustria: Të hiqet sigurimi
i detyrueshëm me ligj i makinave

Konfindustria: Të hiqet sigurimi<br />i detyrueshëm me ligj i makinave
TIRANE- Konfindustria ka kërkuar heqjen e sigurimit të detyrueshëm me ligj të makinave dhe kthimin plotësisht në sigurim vullnetar. Kjo është një nga 3 sygjerimet që Konfindustria i ka kërkuar Qeverisë, në një komunikatë për shtyp. Argumenti i dhënë nga Konfindustria për këtë është fakti se “Autoriteti i Mbikëqyrës Financiare (AMF) si institucion përgjegjës ka hequr çmimin tavan, duke e lënë krejtesisht në dëshirën e operatorëve tregun e rregulluar të sigurimeve”. Më tej të njoftimin për shtyp, vlerësohet se kjo është duke u kushtuar qytetarëve shqiptarë si edhe bizneseve “dëme” që kapin shifrën e miliona eurove.

Për më tepër, sipas Konfindustrisë, gjëndja behet edhe më e rëndë kur dihet, se pjesa kryesore e fitimeve të tregut të sigurimeve dalin jashtë vendit. Dy propozimet e tjera të Konfindustrisë për tregun e sigurimeve janë: lehtësimi i kushteve të liçencimit me qëllim nxitjen e hyrjes së operatorëve të rinj në tregun shqiptar të sigurimeve; ndërhyrjen e menjëhershme të Qeverisë në treg nëpërmjet kompanisë me kapital publik, INSIG, për rregullimin në afatshkurter të çmimeve.

Kjo komunikatë për shtyp e Konfindustrisë vjen nga përceptimi që Shoqatë ka për atë, që e cilëson si “kapje të shtetit”, për sa i përket dukurisë, sipas saj, të krijimit të një kartelit në tregun e sigurimeve. “Konfindustria vlerëson, se rritja ne grup në mbi 350% e çmimit të sigurimit të detyrueshëm të makinave brenda jo më shume se 6 muaj dhe 40% brenda 1 dite, ështe shfaqje e “kapjes së shtetit”shoqeruar me shenja të qarta të dukurise së krijimit të kartelit”-nënvizohet në deklaratën për shtyp.

Shkrimi u publikua sot (16.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni

Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni