Konfindustria:Të krijohet sa më
shpejt tregu i përbashkët 7 milionësh
Konfindustria, ka reaguar pas zhvillimit të mbledhjes së dy qeverisë, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, duke deklaruar se, deri më tani ka dështuar tregu i përbashët 7 milionësh.
TIRANË - Konfindustria, ka reaguar pas zhvillimit të mbledhjes së dy qeverisë, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, duke deklaruar se, deri më tani ka dështuar tregu i përbashkët 7 milionësh dhe duhet krijuar sa më shpejt.
“Duke marre shkak nga mbledhja e perbashket ne Prizren ndermjet Qeverive te Shqiperise dhe Kosoves vlereson, se praktikisht deri me tash me vendime te pastra proteksioniste te dyanshme dhe vonesat e paarsyetuara te njesimit te legjislacionit ekonomik dhe tregtar, eshte veshtiresuar deri ne deshtim krijimi i Tregut MbareShqiptar 7 milionesh”, thuhet në një njoftim për median të Konfindustrisë.
Konfindustria thotë se, “merr shkak per vleresimin e mesiperm nisur nga mjaft ngjarje dhe vendime te fundit te institucioneve te 2 shteteve shqiptare, qe jo vetem nuk po shkojne drejt krijimit te nje tregu te perbashket, por perkundrazi po cojne drejt nje mbyllje te tregjeve te vendeve respektive. Permendim vendimet e njepasnjeshme te marra nga Shqiperia dhe Kosova brenda harkut kohor te shkurter me natyre proteksioniste ne fushen e tregtise se prodhimeve bujqesore, pijeve alkoolike, birres, cimentos, etj”.
“Kulmi i perfshirjes se institucioneve shteterore ne nje lufte tregtare te pandershme ndermjet dy vendeve ishte ndalimi i hyrjes se prodhimeve te qumeshtit me origjine te Shqiperise ne tregun e Kosoves me pasoja kriminale, qe kane cuar deri ne shkaterrim te industrive perkatese. Ne kete kuptim Konfindustria mbeshtet tejkalimin e problematikes te vonesave per fillimin e ndertimit te linjes energjise elektrike 400 KË Shqiperi-Kosove”, deklaron Konfidustria.
“Konfindustria vlereson, se vonesat e paarsyeshme te krijimit te Tregut te Perbashket Mbareshqiptar, zhvleftesojne duke ulur ndjeshem efektivitetin edhe te investimeve te medha te perbashketa ne infrastrukturen rrugore si eshte Rruga e Kombit me nje shifer prej afer 2 miliard euro, duke i dhene nje barre shtese ekonomise se Shqiperise dhe Kosoves”, përfundon deklarat e administratorit të Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1659
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26