Administratori i përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, ka vlerësuar se kërkesa e tyre arsyetohet nga domosdoshmëria e përballimit të konkurencës në rritje ndërmjet prodhimeve vendase dhe prodhimeve të huaja, ku përballja e mësipërme është veçanërisht e prekshme në sektorin bujqësor, blegtoral dhe agroindustrial.
Mbështetur në të dhënat zyrtare, tha Buxhuku, nga Brukseli kemi vazhdimësi të pandërprerë të financimeve apo subvencioneve me dhjetra miliardë euro për sektorin bujqësor të BE-së, pa përmendur këtu financimet në veçanti të secilit vend anëtar të BE-së për fermerët e tyre. Në këtë mënyrë prodhimet e fermerëve europiane të subvencionuara konkurojnë padrejtesisht në çmim, prodhimet e ngjashme të fermerëve tanë si edhe godasin rëndë në treg prodhimet e përpunuara nga industritë shqiptare. Sipas tij, çdo ulje e nivelit të TVSH-së për prodhimet për treg do të godiste rëndë fermerët dhe industritë shqiptare në tërësi.
Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)