Komiteti i Ekspertëve: Varianti Delta i COVID në 10 qytete, 6 prej rasteve të vaksinuar me 2 doza jashtë shtetit! S’ndryshojnë masat, jo vaksinim i detyruar për të rinjtë

TIRANË- Varianti Delta është prezent në Shqipëri në 10 qytete, nga të cilat 6 prej rasteve janë të vaksinuar me 2 doza, por që i kanë bërë jashtë shtetit, jo në Shqipëri. Ndonëse varianti Delta është i përhapur gjerësisht, siç tha zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, masat kufizuese nuk do të ndryshojnë.

Në mbledhjen e sotme të zhvilluar, komiteti Teknik i Ekspertëve ka sqaruar se janë raportuar raste me variantin Delta në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Kavajë, Gjirokastër, Korçë, Peqin, Mat dhe Vlorë. Ndërkohë, mes rasteve të konfirmuara me variantin Delta janë edhe 8 shqiptarë të ardhur nga jashtë, përkatësisht, 2 nga Britania, 2 nga Gjermania dhe nga një rast nga Çekia, Spanja, Maqedonia dhe nga Pakistani. Nga këto 6 prej tyre janë vaksinuar me të 2 dozat e vaksinave AstraZeneca, Pfizer dhe Coronavac të marra jashtë vendit.

Mbërritja e këtij varianti në Shqipëri, ka sjellë edhe rritjen e rasteve ditore në vendin tonë, për pasojë ekspertët vënë theksin te vaksinimi. E megjithatë, duke marrë shkas nga fakti që disa shtete kanë krijuar mekanizmat që çojnë drejt vaksinimit të detyruar, Rakacolli ka njoftuar se një gjë e tillë nuk do të ndodh në Shqipëri, veçanërisht me të rinjtë, që janë edhe më skeptikët sa i përket marrjes së vaksinës. Për Rakacollin, është shumë më e rëndësishme ndërmarrja e një fushate sensibiziluese për të mirat e vaksinimit, siç Ministria e Shëndetësisë po e bën tha ajo, dhe për këtë kërkoi edhe ndihmën e shoqërisë.

Një fakt që tregon rëndësinë e vaksinimit është edhe numri i të shtruarve te Infektivi, i vetmi spital COVID në vendin tonë. Aktualisht janë të shtruar 9 pacientë, që nuk kanë qenë të vaksinuar dhe që nuk e kanë kaluar më parë virusin.  Sa i përket fillimit të shkollës në shtator, Rakacolli sqaroi se nëse do të vijojmë në një situatë të qetë epidemiologjike, mësimi do të nisë normalisht. Kjo ndihmohet edhe nga fakti se një pjesë e konsiderueshme e mësuesve janë vaksinuar.  Nga ana tjetër, në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve u ngrit shqetësimi se në shoqëri nuk po respektohen masat anti-covid, duke përmendur supermarketet ku nuk mbahen maskat, prandaj të gjithë njëzëri bën thirrje që të tregohet shumë kujdes pasi pandemia nuk ka mbaruar.

Qytetet ku ka prezencë të variantit Delta të COVID
Tiranë, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Kavajë, Gjirokastër, Korçë, Peqin, Mat dhe Vlora

Rastet me histori udhëtimi jashtë vendit me variantit Delta
2 raste nga Britania, 2 nga Gjermania dhe nga një rast nga Çekia, Spanja nga Maqedonia dhe nga Pakistani

Masat në fuqi
-Ora policore shtyhet në orën 24.00 – 06:00.
-Orari për muzikën ndryshoi, nga 22:00 u bë 23:00
-Lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP.
-Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:41
'COVID' kthehen në Kapshticë 2 shqiptarë të vaksinuar me Pfizer, po verifikohet nëse janë të infektuar me variantin 'Delta'

Dy persona janë kthyer nga pala greke në doganën e Kapshticës, pasi kanë rezultuar pozitiv me COVID.

Bëhet fjalë për dy anëtarë të një familje në një fshat të Pogradecit. Ata janë kthyer pas në doganën e Kapshticës pasi kanë bërë Rapid Testin në palën greke dhe kanë rezuluar pozitiv me koronavirus.

Ndërkohë që nga ana e autoriteteve shëndetësore, po verifikohet nëse këto dy persona janë infektuar me variantin e ri të COVID, Delta. Mostrat janë dërguar për analizë jashtë vendit dhe pritet një përgjigje zyrtare.

Burimet theksojnë se dy qytetarët kanë qenë të vaksinuar me 2 doza të Pfizer. Është bërë karantinimi i personave të dyshuar dhe kontaktet e tyre dhe pritet përgjigja zyrtare nga MSH, nëse janë të infektuar me variantin e ri të COVID.

Ora 13:35
Shkollat, Rakacolli: Nëse do të jemi në të njëjtën situatë epidemiologjike, mësimi do të fillojë normalisht

 

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e pyetur nëse shkollat do të rifillojmë mësimin si normalisht në shtator, tha se një vendim i tillë do të merret në varësi të situatës epidemiologjike.

Në konferencën për shty të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Rakacolli u shpreh se nëse situata epidemiologjike në shtator do të jetë sikurse tani, nuk ka asnjë arsye për hapjen normalisht të shkollave dhe fillimin e mësimit nëpër klasa. Po ashtu ajo përmendi edhe faktin se tashmë stafi pedagogjik është vaksinuar, gjë që e bën më të sigurt zhvillimin e mësimit në klasa.

"Të gjitha vendimet ne i marrim me situata konkrete epidemiologjike, nëse do vijojmë me të njëjtën situatë, nuk ka asnjë arsye që shkollat mos fillojnë normalisht sikurse do të fillojë, aq më tepër që arsimtarët janë vaksinuar, shumica e fëmijëve kanë personat me të cilët jetojnë të vaksinuar. Por do të shikojmë se si do të jetë situata epidemiologjie dhe në varësi të saj do të jetë vendimi për shkollat", u shpreh Rakacolli.

Ora 13:25
Të infektuarit me Delta në Shqipëri, Bino: Të vaksinuar me Pfizer, AstraZeneca dhe Coronvac! I kishin bërë jashtë shtetit

Shefja e Departamentit të sëmundjeve Infektive, Silva Bino tha se 6 rastet me Delta janë të vaksinuar.

“Janë 6 raste të vaksinuar, 2 raste kanë lidhje me udhëtimin në Angli. Kanë qënë të vaksinuar në AstraZeneca në prill. Dy të tjerë kanë qenë të vaksinuar në Gjermani me Pfizer vetëm me një dozë, dhe 2 të tjerët kanë qenë me Coronavac” tha Bino.

Ora 13:24
Rakacolli: Nuk planifikojmë vaksinim të detyruar për të rinjtë

 

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë me dije se deri më tani nuk planifikohet që të ketë vaksinim të detyruar për të rinjtë.

“Sensibilizimi i qytetarëve nuk është punë vetëm e Ministrisë, por e gjithë shoqërisë. Të rinjtë e kanë kulturën e vaksinimit dhe jam i bindur që nuk do shtrohet për të rinjtë vaksinimi i detyruar se jam i bindur se do e bëjnë sepse duhet ta bëjmë”, tha Rakacolli.

Ora 13:19
Dhimitër Kraja: Në spitalin COVID, 9 pacientë të shtruar! Janë të pavaksinuar dhe nuk e kanë kaluar më parë sëmundjen

 

Mjeku Dhimitër Kraja, në konferencën për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve, bëri me dije se në spitalin COVID1 janë të shtruar 9 pacientë, por theksoi se gjendja e tyre shëndetësore është e kënaqshme.

Sipas mjekut, përjashtuar një pacient, i cili kishte marrë vetëm një dozë të vaksinës kundër COVID, të tjerët rezultojnë të pavaksinuar, ndërsa i përkasin grupmoshës nga 69 deri në 72 vjeç.  

"Në spitalin COIVID 1 janë 9 pacientë. Gjendja e tyre e përgjithshme është e kënaqshme. Nuk janë pacientë që janë vaksinuar më parë apo që kanë kaluar sëmundjen, me përjashtim të një rasti, i cili ka bërë vetëm një dozë të vaksinës dhe nuk e ka bërë të dytën. Mosha e të sëmurëve vijojnë të jetë mbi 69 deri në 72-vjeç. Situata është e mirë, nuk kemi patur raste shumë të rënda, apo vdekje dhe pavarësisht se rritjes së rasteve, kjo nuk reflektohet me forma të rënda apo vdekjeprurëse", tha mjeku.

Ora 13:16
Rakacolli: Edhe pse kemi variantin Delta në Shqipëri, masat anti kufizuese nuk ndryshojnë

 

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë me dije se edhe pse është konfirmuar varianti Delta në Shqipëri, masat kufizuese nuk ndryshojnë.

“Pavarësisht se është vërtetuar dyshimi i  fortë për prezencën e variantit Delta, niveli i masave nuk ndryshon. Masat do të jenë po ato të cilat kanë qenë më parë”, tha Rakacolli.

Ora 13:08
Fico: Ja 10 qytetet ku janë regjistruar raste me variantin Delta të COVID

 

Varianti Delta i COVID është shtrirë në 10 qytete. Lajmin e dha drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico.

“Numri i bashkive ka shkuar në 10 ndërkohë që në raport femra meshkuj, 52 me 48 dhe në shërbimin e sëmundjeve infektive janë të shtruar 9 pacientë. Rreth 500 mijë të vaksinuar me dozën e dytë. Varianti Delta në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Kavajë, Gjirokastra, Korçë, Peqini, Mati dhe Vlora”, njofton Fico.

Ora 13:04
Rakacolli: Varianti Delta qarkullon gjerësisht në Shqipëri! Ka një rritje të lehtë të numrit të infeksioneve ditore

 

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, bën me dije se varianti Delt ai COVID qarkullon gjerësisht në vendin tonë. Në konferencën për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Rakacolli bëri me dije se është vënë re një rritje e lehtë e numrit të rasteve ditore të infeksionit, por theksoi se sërish situata epidemiologjike në vend mbetet e qëndrueshme.

"Në vend ka një rritje të lehë të numrave të rasteve të reja ditore dhe incidencës një javore,. Por pavarësisht kësaj, vendi vazhdon të mbetet n një situatë të qëndrueshme epidemiologjike. Në Rajon, Europë dhe botë vihet re një rritje  e konsiderueshme e rasteve të reja. Siç është bërë me dije, në Shqipëri është vërtetuar zyrtarisht dyshimi për praninë e variantit Delta të virusit në Shqipëri", tha Rakacolli

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anomas: 26/07/2021 13:20

    Ca lidhje ka ku e ka bere vaksinen? Vaksinimi funksionon njesoj ne te gjithe boten.Flisni me pergjegjesi dhe profesionalizem jo sipas intetesave tuaja

    Përgjigju
  • andi: 26/07/2021 10:02

    Kta mbajne lart hijen e virusit per te shpetuar klinikat e tyre private. shteti ka detyre te mbroje qytetarin deri ne momentin qe sesht ne gjendje te japi zgjidhje, me pas perfjegjsia i kalon personit. #JOBYLLJES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë