Konfirmimi i variantit Delta, Tritan Kalo apel: Higjiena, maska dhe distancimi social, masa të provuara për parandalimin e përhapjes! Mos ngurroni të vaksinoheni

Konfirmimi i variantit Delta, Tritan Kalo apel: Higjiena, maska dhe distancimi social, masa të provuara për parandalimin e përhapjes! Mos ngurroni të vaksinoheni

Tritan Kalo

Me konfirmimin e pranisë së varianit Delta të COVID një ditë më parë në vendin tonë, mjeku Tritan Kalo e vë theksin edhe një herë te ato që quhen rregulla të thjeshta për të penguar përhapjen e infeksionit, higjiena, distancimi social dhe vendosja e maskës në ambientet e mbyllura. Me një postim në Facebook, Kalo thotë se këto masa, të përdorura ndër dhjetëra vite, nuk e kanë humbur vlefshmërinë e tyre.

"Nuk është kurrë vonë për t’u përkujdesur për shëndetin tuaj dhe të të gjithë atyre, të cilët gjallojnë rreth jush. Vetndërgjegjësim dhe vetëm vetëndërgjegjësim. Hyrja e variantit “Delta” të virusit Sars-Cov2/Covid-19 është në vijimësi të qarkullimit nëpër botë, edhe të varianteve të tjera që prej atij të Wuhan-it, nga ishte pikënisja e kësaj Pandemije ose “flame mbarëbotërore”. Masat standarde të stërprovuara ndër dhjetëra vite për uljen e vrullit dhe pakësimin e humbjeve njerëzore, MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, Distancim social) nuk e kanë humbur aspak vlefshmërinë e tyre kur dhe aty ku është e mundur, që ato të zbatohen dhe respektohen", shkruan Kalo.

Ai vë theksin edhe te vaksinimi, ku i bën thirrje qytetarëve që të mos ngurrojnë të vaksinohen. Sipas Kalos, vaksinimi ul mundësinë e infektimit, ndihmon në kalimin më lehtë të sëmundjes dhe shmang shtrimin në spital.

"Nëse mes nesh ka individë ose grupe individësh që ngurojnë të vaksinohen kundër virusit Sars-Cov2/Covid-19, së paku mos u bëni pengues për të tjerët, që ata/ato të përfitojnë nga dobiprurja e procesit të vaksinimit, ulja e mundësisë së infektimit, kalimi i sëmundjes në forma më të lehta si dhe evitimi i hospitalizimeve në forma të rënda të sëmundjes, ose në më të keqen humbjen e jetës prej saj. Jeta e çdo Shqiptari është e paçmimtë për të, për familjen e tij dhe për të gjithë Shqiptarinë. Në çdo kohë ne jemi për ju në vijën e parë të “luftës me armikun e padukshëm”, që me punën, përkushtimin, profesionalizmin dhe përkujdesjen tonë t’ju vijmë në ndihmë në përballjen tuaj me infektimin nga virusi Sars-Cov2/Covid-19. Javë të mbarë miq, kolegë, të afërm dhe bashkatdhetarë", shton Kalo.

Prania e variantit Delta në vendin tonë u konfirmua një ditë më parë në vendin tonë. Ky variant është provuar të ketë transmetueshmëri më të lartë dhe për këtë autoritetet kanë bërë apel për espektimin e masave anti-COVID që janë në fuqi si dhe të vaksinohen.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja