Konfirmohen rastet e para të Gripit të Shpendëve në Shqipëri, Ministria e Bujqësisë: Po monitorojmë situatën, sëmundja e pranishme në tre vatra

Konfirmohen rastet e para të Gripit të Shpendëve në Shqipëri, Ministria e Bujqësisë: Po monitorojmë situatën, sëmundja e pranishme në tre vatra

Foto ilustruese

Janë konfirmuar rastet e para të Gripit të Shpendëve në Shqipëri, (Influenca Aviare) të tipit H5N8. Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sëmundja është e pranishme vetëm në 3 vatra, që ndodhen respektivisht në Fushë- Krujë, në Dajt dhe Bujan.

Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural njofton se po ndjek me vëmendje monitorimin e situatës epidemiologjike në popullatën e shpendëve në vendin tonë.

Pas njoftimit të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve, për praninë e virusit të Gripit të shpendëve në disa vende të rajonit dhe më gjerë, me urdhër të ministres Milva Ekonomi u hartua një plan masash mbrojtëse.

Së pari, u bë ndalimi i hyrjes të shpendëve në territorin e vendit tonë nga vendet që kanë konfirmuar praninë e sëmundjes. Pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural është ngritur Qendra Kombëtare e Krizës për drejtimin dhe koordinimin e planit të veprimit. Pas analizimit të mostrave nga rastet e dyshimta në shpendë të oborrit, në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), është konfirmuar prania e Gripit të shpendëve (Influenca Aviare) të tipit H5N8. 

Shërbimi Veterinar kreu eliminimin e shpendëve të prekur dhe të dyshimtë, si dhe mori masat për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes. Në vijim, Urdhëri i Ministrit  ndalon në rang kombëtar tregtimin e shpendëve të gjallë në mjediset e hapura  dhe në  tregjet e kafshëve të gjalla. 
Lejohet lëvizja e shpendëve me destinacion thertoret, të shoqëruar vetëm me certifikatë shëndetsore veterinare.

Lidhur me komplekset intensive, deri tani nuk ka asnjë rast të dyshuar. Niveli i Biosigurisë në këto komplekse është sipas standarteve europiane dhe po monitorohen rigorozisht nga Shërbimi Veterinar. 
Ministria njofton se është me rëndësi të theksojmë se produktet dhe nënproduktet me origjinë nga këto shpendë nuk paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve. MBZHR sjell në vëmendjen e publikut respektimin e higjenës dhe gatimin në temperatura të larta të të gjitha produkteve me origjinë shtazore.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) vijon monitorimin e situatës për zbulimin e hershëm të rasteve të reja dhe izolimin e tyre.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ironia e Spahiut: A do vazhdojë protesta nesër, apo deputetët do ikin me pushime?

Ironia e Spahiut: A do vazhdojë protesta nesër, apo deputetët do ikin me pushime?