Sulmuesi i Kombëtares dhe i Everton, Armando Broja do jetë jashtë për të paktën tre muaj. Dëmtimi në kyçin e djathtë të këmbës më 9 janar ka qenë më i rëndë nga sa pritej dhe trajneri David Moyes ka konfirmuar se 23-vjeçari do jetë jashtë fushe, ndërkohë që klubi po mendon ta kthejë nga huazimi te klubi mëmë, Chelsea.
Shqiptari pësoi një dëmtim në 'tendinën e Akilit' gjatë para-sezonit, i cili pengoi një lëvizje te Ipswich përpara se të bashkohej me Everton.
“Ne mendojmë se ai do të jetë jashtë për diku mes 10-12 javësh”, tha trajneri i Evertonit, David Moyes pas humbjes 1-0 të skuadrës së tij nga Aston Villa të mërkurën.
"Janë ligamentet e tij të kyçit të këmbës. Kjo ndoshta do të thotë se ka një mundësi që ai të duhet të kthehet te Chelsea", shtoi ai.
Broja ka bërë vetëm pesë paraqitje në Premier League këtë sezon, pa shënuar. Në dhjetor 2022, Broja pësoi një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar të përparmë që e mbajti jashtë deri në shtator të vitit 2024. Kështu, me dëmtimin e fundit Broja humbet edhe grumbullimin e marsit me Kombëtaren.
Everton është në vendin e 16-të në tabelën e Premier League me 17 pikë pas 20 ndeshjesh, një pikë mbi zonën e ftohtë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
43.4%
-
Negativ
42.5%
-
Jam i/e dyzuar
14.1%
Vota total: 3299
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Brighton leksion Chelsea-s në Premier League, trajneri Maresca: Ndeshja më e dobët e sezonit (VIDEO)
15 Shkurt, 11:40
-
Legjendë e Basel, Taulant Xhaka njofton mbylljen e karrierës
13 Shkurt, 13:01
-
VIDEO/ Anis Mehmeti në superformë, shënon dopietë dhe thyen rekordin personal! 'Sms' Sylvinhos
13 Shkurt, 09:46
-
VIDEO/ Katër gola dhe tre kartona të kuq, Everton barazon 2-2 në shtesë Liverpoolin! Sherr mes lojtarëve, tifozët futen në fushë
13 Shkurt, 09:13
-
Armando Broja ‘djeg’ etapat, drejtori i Everton: Do kthehet në fushë më shpejt sesa pritej
12 Shkurt, 12:11
-
Gol dhe asist në Kroaci, Arbër Hoxha në formacionin e javës
10 Shkurt, 20:29
-
Lajme të këqija nga Anglia, Armando Broja humbet Kombëtaren
8 Shkurt, 10:44
-
VIDEO/ Gjashtë muaj pritje, Arbër Hoxha shënon dhe asiston për Dinamo Zagrebin
8 Shkurt, 09:02
-
Arsene Wenger i penduar, tregon dy futbollistët që s'i afroi dot te Arsenali
7 Shkurt, 16:02
-
Elseid Hysaj 40 ditë jashtë fushe, Lazio e përfshin në listën e Europa League
7 Shkurt, 13:13
-
Ardian Ismajli i dëmtuar, Sylvinho ndalet në Firenze! Takon mbrojtësin kuqezi
7 Shkurt, 12:10
-
Al Ittihad konfirmon dëmtimin e Mario Mitaj
6 Shkurt, 12:24