Konfirmohet e vdekur një 13-vjeçare britanike, babai dhe motra ende të zhdukur

Konfirmohet e vdekur një 13-vjeçare britanike, babai dhe motra ende të zhdukur

1697530080_shash.jpg

Një adoleshente britanike e zhdukur me motrën e saj pas sulmeve të Hamasit është konfirmuar e vrarë. Pjestarët e familjes i thanë BBC këtë mëngjes se 13-vjeçarja Yahel është vrarë në sulm. Nëna e saj Lianne u vra gjithashtu. Motra e saj britanike Noiya, 16 vjeç, dhe babai i saj Eli janë ende të zhdukur.

Një ditë më parë, kryeministri Rishi Sunak tha se gjashtë shtetas britanikë ishin vrarë në sulmet dhe 10 të tjerë ishin të zhdukur. Në një deklaratë për deputetët, Sunak bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të 199 personave të marrë peng.

Ndërsa familjet e disa prej të zhdukurve po ndiqnin seancën në Parlament, Sunak tha se "natyra e tmerrshme e këtyre sulmeve do të thotë se është e vështirë të identifikohen shumë prej të vdekurve", por se të paktën gjashtë britanikë u vranë.

Nga 10 të tjerë të zhdukur, ai tha se disa dyshohet se janë në mesin e të vdekurve dhe Britania e Madhe po punonte me Izraelin për të vërtetuar faktet dhe për të mbështetur familjet përmes dhimbjes së tyre të paimagjinueshme. Ai tha se tetë fluturime deri më tani kanë sjellë 500 shtetas britanikë nga Izraeli, me të tjerë që pritet të largohen të hënën.

Të paktën 1,400 izraelitë u vranë, shumë prej tyre civilë, në sulmin e Hamasit kur persona të armatosur depërtuan në komunitete pranë Rripit të Gazës në orët e para të 7 tetorit. Më shumë se 2,700 palestinezë janë vrarë në sulmet e shumta ajrore kundër Gazës nga ushtria izraelite, e cila gjithashtu po bllokon karburantin, ujin, ushqimin dhe furnizimet mjekësore që të hyjnë në territor.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Masakër në Rripin e Gazës, bombardohet spitali! Shëndetësia palestineze: Të paktën 500 të vdekur! Izraeli e Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për sulmin


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës