Kryeministrja britanike, Theresa May, do të japë dorëheqjen ditën e nesërme. Kjo lëvizje raportohet nga media britanike “The Times”, pas kryengritjes së kabinetit rreth planit të Brexit.
Ky plan u braktis pas një revoltimi brenda kabinetit të zonjës May mbi ofertën e saj për të lehtësuar një referendum të dytë në një ofertë të fundit për të fituar mbështetjen e partive të ndryshme.
Ndërkaq, ditën e djeshme u largua nga kabineti qeveritar, ministrja e marrëdhënies me parlamentin Andrea Leadsom, e cila ka deklaruar se jep dorëheqjen, sepse nuk kishte fare besim se qeveria do ta zbatojë Brexit-in.