Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës ka njoftuar se më datën 26 dhjetor 2024 në orët e pasditës, Laboratori i Mikrobiologjisë përmes metodës RT-PCR ka konfirmuar një rast të importuar të Mpox, i njohur më parë si Lia e majmunëve.
“Rasti i gjinisë mashkullore (30 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, është spitalizuar në Klinikën Infektive/QKUK me datë 24.12.2024, pas kthimit nga një shtet i Afrikës Perëndimore, me simptoma si temperaturë, ethe, ndryshimet në lëkurë, në fytyrë, në duar dhe kruarje. Pacienti është në gjendje stabile shëndetësore”, thuhet në njoftim.
IKSHPK i ka gjurmuar të gjitha kontaktet e deklaruara të personit të infektuar dhe të familjarëve të tij, të cilëve u janë dhënë rekomandimet për masat e parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit.
IKSHPK tërheq vëmendjen për kujdes të qytetarëve, pasi sipas njoftimit personat që preken nga Mpox zakonisht përjetojnë simptoma të lehta apo mesatare që zgjasin dy deri në katër javë, dhe shërohen plotësisht.
“Edhe pse duhet vigjilencë, nuk ka vend për panik”, thuhet në njoftim.
Lija e majmunit është një infeksion viral që shkakton puçrra me qelb dhe ka simptoma të ngjashme me gripin. Infeksioni zakonisht është i lehtë, por mund të shkaktojë edhe vdekjen.
Sëmundja transmetohet përmes kontaktit të ngushtë fizik, përfshirë marrëdhëniet seksuale. Megjithatë, ndryshe nga pandemitë e mëparshme globale si ajo e COVID-it, nuk ka asnjë provë që lija e majmunit përhapet lehtësisht përmes ajrit.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Shkurt, 09:49
Kush e ka fajin për shembjen e rrugës Librazhd-Prrenjas?
-
Shkaqe natyrore
36.8%
-
Gërryerja lumit
25.1%
-
ARRSH
38.1%
Vota total: 1875
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spiropali në Kosovë me krerët e partive kryesore parlamentare: Bashkë për sigurinë kombëtare, aleancat strategjike dhe konsolidimin ndërkombëtar
26 Shkurt, 10:45
-
Maqedonasit në ‘turizëm farmaceutik’ në Kosovë dhe Serbi për barna më të lira
26 Shkurt, 09:10
-
President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: S’kam ambicie politike, gjeni një emër tjetër!
25 Shkurt, 18:58
-
Takimi me Spiropalin në Prishtinë, Haradinaj: Faleminderit Edi Ramës për përkushtimin ndaj çlirimtarëve të UÇK-së
25 Shkurt, 18:52
-
Tarifa telefonike si në Europë, BE kërkon hapjen e negociatave me Ballkanin Perëndimor për zgjerimin e roaming-ut, Kos: Faturat surprizë nuk pranohen më
25 Shkurt, 17:58
-
Spiropali takim me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës: Forcim i bashkëpunimit parlamentar në shërbim të objektivave strategjike
25 Shkurt, 16:10
-
Spiropali takon Kurtin: Mbledhja e përbashkët e dy qeverive është hapi i radhës i bashkëpunimit
25 Shkurt, 14:53
-
Vizita e Spiropalit në Kosovë/ Ministrja e Jashtme pritet në Presidencë nga Vjosa Osmani
25 Shkurt, 13:11
-
Vjosa Osmani jashtë garës për presidente? Konjufca: Një emër nga familja Jashari do kishte konsensus të menjëhershëm në shoqëri
25 Shkurt, 12:51
-
U kap me 1 mln euro në Kosovë, pezullohet nga detyra efektivi i Komisariatit nr.5! Paratë e krimit dyshohet se do i sillte në Tiranë (FOTO)
25 Shkurt, 12:31
-
Takimi i dy qeverive Shqipëri-Kosovë, Spiropali: Ka ardhur koha të mbahet brenda vitit 2026
25 Shkurt, 12:02
-
Kush do ta drejtojë Kosovën? Analistët: Mungesa e mbështetjes partiake vështirëson rikandidimin e Osmanit
25 Shkurt, 11:50