Luftëtari ka hedhur një hap të rëndësishëm për mbijetesë, pasi ka mundur që të fitojë në shtëpi me rezultatin 3-2 me ekipin e Apolonisë, që mund të quhet me plot gojën i rënë, pasi në 18 javë kampionat ka marrë vetëm 8 pikë. Me këtë ecuri rënia është e sigurtë. Vendasit kanë kaluar të parët në avantazh me Foneskën në minutën e 5’ duke dhënë sijnalin që do të ishte një sfidë me e lehtë sesa pritje, por miqtë barazojnë në minutën e 37’ me Dushkun që ngjall shpresar për një pikë.

I këtij mendimi nuk është Beqiri në pjesën e dytë që shënon golin e dytë për bluzinjtë, ndërsa pas 10’ në të 85’ Lluka trefishon rezultatin. Goli i Ndonit 1’ para fundit vlenë vetën për statistika.

 Për Shkumbinin ka rezultuar shumë e fortë ndeshja në Krujë, pasi janë kthyer me duart bosh duke humbur me një gol të Kalarit në të 67’. Futbollisti vendas realizoi një super gol për Kastriotin që meritonte më shumë se tre pikë për nga mënyra e realizimit. Kastrioti konsolidon pozitat me këtë fitore ndërsa gara në fund bëhet më e fortë. Ndeshja e fundit dje ka qenë Skënderbeu-Tomori që ka shkuar pa surpriza, kampionët thyejnë pa shumë vështirësi modestët e Beratit 4-2.



Dylber Balla