Real Madrid ka konfirmuar se trajneri aktual i Spanjës, Julien Lopetegui do të jetë trajneri i ri i ekipit. Los Blancos ishin në kërkim të një trajneri të ri që kur Zinedine Zidane vendosi të largohej nga klubi pas triumfit në Champions League.
Lopetegui ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me kampionët e Europës dhe do të ulet në stolin e ri pasi të ketë përfunduar Kupa e Botës. Lopetegui ka kaluar disa kohë te Real Madrid kur ishte i ri, por arriti të bënte vetëm një paraqitje.
Komento