Konfirmon Gjiknuri: Veliaj kandidati ynë serioz për zgjedhjet e 2023, ka bërë goxha punë

Konfirmon Gjiknuri: Veliaj kandidati ynë serioz për zgjedhjet e 2023, ka bërë goxha punë

Damian Gjiknuri

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri thotë se Erion Veliaj është kandidat shumë serioz i PS për zgjedhjet e ardhshme lokale në Tiranë.

Gjiknuri u shpreh se Erion Veliaj në dy mandate si kryebashkiak i Tiranës ka bërë punë të pamohueshme në Tiranë.

Sipas Gjiknurit, kritikat ndaj tij janë më se normale po të kesh parasysh kohën e gjatë në detyrë.

‘Erion Veliaj është kryetar bashkie në detyrë, ka bërë goxha punë. Erion Veliaj është një kandidat shumë serioz i PS dhe vjen me një bagazh arritjesh që e bëjnë atë kandidat favorit për të fituar ndaj kundërshtarit’, tha Gjiknuri në emisionin Now.

Pak ditë më parë, ministrja Belinda Balluku, një nga figurat kryesore politike në PS, deklaroi se ajo do të mbështesë Veliajn për mandatin e tretë, në krye të bashkisë së Tiranës. Reagimi i Ballukut erdhi pas zërave për një rivalitet të ashpër mes dy figurave politike kryesore të Partisë Socialiste.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xen gërdeci: 16/09/2022 11:57

    Me gjithë mangësitë e të metat z.veliaj pas Ramës është ai që e bëri Tiranën qytet se magjypët e pd-së nga Malasi,Brojka, e Lulushi nga qytet e kthyen në shurrtore e qebaptore , lutemi Zotit që ky sekt Alla Haxhi Qamili i tipit Sali Viçidoli më mos regëtijë në krye të Tiranës,Tirana është perëndim,është Europë nuk është konferenca (lidhja )islamike ku na futi ai që pagëzoi në këtë post këta,zot na mbron nga e keqja Sali,Tirana e Shqipëria janë Europë , janë perëndim ,janë qytetrim,dhe jo konferencë islamike apo Ruso putinistët prej nga vjen i marrin e fatkeqsia Sali.

    Përgjigju
  • Erik: 16/09/2022 00:15

    Ka bërë punë por ka bërë dhe abuzime të mëdha, e ka kthyer Bashkinë në biznes privat të tarafit të vetë ku s’ka më konkurencë në asnjë tender, çdo gjë e paracaktuar. Lejet e ndërtimit shiten me kate pallatesh. Pjesa më e madhe e stafit marrin rrogën kot, pjesa tjetër më e vogël marrin rrogën kot dhe bakshishin e korrupsionit. Edhe ata pak te afte dhe me integritet nuk u behet te punojne kur shohin pisllikun qe behet si me emerimet ashtu dhe me abuzimet. Edi Rama duhet ta shkundë mirë pizevenkun e vetë se po i merr fytyrën.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur