Konfiskohen pasuritë e Arben Kaçorrit i dënuar në Itali për vrasje

Konfiskohen pasuritë e Arben Kaçorrit i dënuar në Itali për vrasje

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendos konfiskimin e pasurive të Arben Kaçorrit  dhe të afërmve të tij.

Bëhet fjalë për 15 pasuri të ndryshme të llojit apartamente, garazhe, godina tregtare si dhe toka në zona kryesore të Tiranës, si dhe në “Ishull Shëngjin”, Lezhë, në  Rrëshen të Mirditës dhe në fshatin Gjilekë, Dhërmi. 

Arben Kaçorri ka qenë dhe subjekt i operacionit "Forca e Ligjit"

Me vendimi e datës 12 korrik 2023 GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive. 

Pasurite e sekuestruara

Me vendimin nr.27 datë 12.07.2023, ndërmjet të tjerave, GJKKO pranoi k ka vendosur konfiskimin e pasurive si më poshtë:

- Pasuria e llojit Apartament me sipërfaqe 70,03 m2, me adrese Rr “Kavajës”, Tiranë, në pronësi të shtetases Eljona Pal Kaçorri.

-Pasuria e llojit Apartament me sipërfaqe 70,03 m2, me adrese Rr “Kavajës”, në pronësi të shtetases Eljona Pal Kaçorri .

-Pasuria e llojit Garazh me sipërfaqe 12,50 m2, me adrese Rr “Kavajës”, në pronësi të shtetases Eljona Pal Kaçorri.

-Pasuria me adresë  “Komuna e Parisit”, Tiranë, e llojit Garazh me sipërfaqe 14, 50 m2 në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.

-Pasuria me adresë  “Komuna e Parisit”, Tiranë, e llojit Garazh me sipërfaqe 14, 50 m2 në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.

-Pasuria e aplikuar në procesin e legalizimit, Qarku Tiranë, banese 2 Kat me Parkim me sipërfaqe të gjurmës se ndërtimit 140 m2 dhe sipërfaqe trualli 458 -m2, ndërtuar ne vitin ndërtimi 1996, me adrese ne Njësinë nr 5 Tirane, në pronësi të shtetasit Pjetër Ndue Kaçorri.

-Pasuria me adresë “Ishull Shëngjin”, Lezhë, e llojit Apartament me sipërfaqe 64,1 m2, në pronësi të  shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri

-Pasuria me adresë  “Rrëshen”, Mirditë, e llojit Truall + Ndertesë (Ish Rep Ambalazh te Vajit)  me sipërfaqe 1400 m2 truall, nga të cilat 325 m2 ndërtesë, në pronësi të shtetasit Pjetër Ndue Kaçorri.

-Pasuria Godine 3 Kate, Lokal Shërbimi dhe Tregtie, me sipërfaqe 278 m2, Rrëshen, Mirditë, në pronësi të shtetasve Arben Pjetër Kaçorri, Besnik Pjetër Kaçorri, Valentino Pjetër Kaçorri, Marie Zef Kaçorri, Donika Pjetër Shurbi (Kaçorri),etj .

-Pasuria me adrese Rr. “Komuna e Parisit”, Tirane, e llojit apartament nr.22,  me siperfaqe totale 104 m2 (siperfaqe shërbimi 12m2) dhe verande sip 128 m2, në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.

-Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 99,40 m2, ne rrugën “Don Bosko”, në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.

-Pasuria me sip 14,3 m2 e llojit Bodrum, me adrese ne Shëngjin, në pronësi të shtetasit Besnik Pjetër Kaçorri.

-Pasuria  e premtuar per shitje shtetasit Valentino Pjetër Kaçorri (sipas kontratës se kaparit dhe premtim shitje Nr 4149/3019, date 21.12.2013) per token bujqësore – ullishte me siperfaqe 2000 m2 ne vendin e quajtur “Gosqea”, e ndodhur ne fshatin Gjilekë, Dhërmi.

-Automjeti MERCEDEZ BENZ i tipit 903 Modeli 313CDI, me nafte, i vit prodhimit 2004, ngjyrë e bardhe në emër të shtetasit Valentino Pjetër Kaçorri.

-Automjeti MERCEDEZ BENZ i tipit 166 Modeli ML350BLU, me karburant nafte, i vit prodhimit 2012, ngjyrë te zeze, në pronësi të shtetases  Eljona Pal Kaçorri, thuhet në njoftimin e SPAK.

Vëllezërit Kaçorri subjekt i OFL

Arben Kaçorri rezulton i dënuar në Itali për vrasje. Më 19 shkurt 2020 OFL i dërgoi me shkrim kërkesën për të bërë vetëdeklarim të pasurive  dy vëllezërve Arben dhe Valentino Kaçorri nga Tirana, si dhe për Ervis Martinaj i cili rezulton i zhdukur prej 9 gushtit 2022. Valentino Kaçorri ishte dënuar në Itali me për trafik armësh dhe është kunati i Ervis Martinajt, i njohur si 'mbreti i kazinove' i cili rezulton i zhdukur prej gushtit 2022. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vini: 26/12/2023 11:54

    Eljona s’ leviz me me Mercedes! E shkreta. Ja shpéllaret qe blejne me para krimi. Njesoj si Paulin Marku. Edhe ai kishte prona ne Tirane dhe ma Genesis biznesmen! Kurse sot eshte nen dhè! Ti gezôni pronat fisi Kaçorri, se ne kaçorr pulash e keni vendin, dhe Jo ne mes Tiranes!

    Përgjigju
  • Tiransi: 26/12/2023 11:15

    Jan bere cecenet me miljona te puista e kan zaptu Tiranen e kudo. Bravo spak por ka shum te tjere. Pak nga pak hiqjani te gjitha ketyre biznesmenave kok katrore

    Përgjigju
    • bledar: 26/12/2023 11:48

      U ba klyshi i beut me ngrit zanin,o tirans legen

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Protesta e opozitës, bllokon nyjet kryesore të Tiranës, Bardhi përplaset me policin: Na garantoni tubimin, ju devijoni trafikun

LIVE- Protesta e opozitës, bllokon nyjet kryesore të Tiranës, Bardhi përplaset me policin: Na garantoni tubimin, ju devijoni trafikun