Konfiskohet material zgjedhor
i Partisë Radikale Serbe

Konfiskohet material zgjedhor <br />i Partisë Radikale Serbe
PRISHTINE- Policia e Kosovës konfiskoi një numër të madh të posterave me foto të Sheshelit dhe fletushkave të Partisë Radikale Serbe, e cila tanimë ka nisë fushatën për zgjedhjet e përgjithshme serbe edhe në Kosovë. Këto materiale u konfiskuan të dielën në Graqanicë, konkretisht në zyrën e kryetarit të kësaj paritë për regjionin e Prishtinës, Dragutin Periç.

Periç, gjatë aksionit të bastisjes nga policia në zyrën e Partisë Radikale Serbe në Graçanicë, iu përgjigj policisë së nuk po bënë asgjë ilegale, meqenëse është edhe kandidatë i kësaj partie për Prishtinë. Në momentin kur zhvillohej aksioni i bastisjes një numër i madh i serbëve, u mblodhën vetëm për pak minuta, raporton Kosovapress.

Kolonel Afrim Ahmeti tha se ky operacion vjen pasi disa aktivistë të Partisë Radikale të Serbisë kanë vendosur disa postare në disa lokacione në Llapnasell.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore