'Konflikt, kërciti arma', telefonata për të shtëna vë në alarm policinë, pamjet ekskluzive nga ndërhyrja në Emisionin 112

TIRANË -  Një seri ngjarjesh nga përditshmëria e punës së policisë i transmetojmë në episodin e 14-të të emisionit 112. Në ngjarjen e parë, pas mesditës një telefonatë në sallën operative vë në alarm Policinë e Shtetit. Telefonuesi raporton se ka një konflikt pranë qendrës së kryeqytetit ndërsa personi që po konfliktohet ka qëlluar më armë. Patrulla të shumta nga komisariati nr. 3 dhe efektivët të njësive Shigjeta dhe Shqiponja rrethojnë zonën ku raportohet  se po ndodh sherri ndërsa ndalojnë personin e dyshuar.
Në emisionin 112 të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri ju transmetojmë pamjet ekskluzive të momenteve të ndërhyrjes nga efektivët e policisë, ndërsa njoftimi për të shtëna me armë i bën edhe ata të nxjerrin armët e tyre. Personi i dyshuar ndalohet dhe shtëpia e tij kontrollohet ndërsa i gjendet pistoleta me të cilën "kishte qëlluar", por rezulton se nuk është një armë reale! Pistoleta në fjalë ishte një çakmak! Efektivët e policisë kryejnë shoqërimin e personit për dyshimet se kishte kanosur fqinjin, duke përdorur "pistoletën" çakmak.

Pak më vonë në një tjetër ngjarje publikojmë momentet e përplasjes së 3 makinave në rrugën Ibrahim Rrugova. Nga pamjet filmike një nga mjetet kalon me semafor të kuqe duke shkaktuar aksidentin. Në vendngjarje në pak momente mbërrin efektivi i policisë rrugore. 

Në orët e mbrëmjes do të jemi me efektivët e komisariatit nr. 4 ndërsa ata reagojnë për një konflikt mes fqinjëve në zonën e Dajtit. Me të mbërritur në vendngjarje efektivët përballen me kundërshtim nga personi që ka dhunuar fqinjin i cili refuzon të shoqërohet në komisariat. Në këto kushte kërkohet ndihma e përforcimeve.

Pas mesnate, në orët e para të mëngjesit, efektivët e komisariatit nr. 1 ndalojnë një 17-vjeçar të dyshuar për thyerjen e xhamit të një biznesi pranë Pazarit të Ri ndërsa është tentuar të vidhet. Nga patrullimet e policisë pak momente pas ngjarjes pikaset djali i cili frikësohet sapo shesh policët ndërsa pasi ndalohet dhe shoqërohet në komisariat rezulton i shpallur në kërkim për vjedhje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet